MENU
klinika

"Nje race e forte e trime qe kerkon pavaresine e vet"

Grurë nga Vlora për popullin e uritur të Parisit…

21.07.2020 - 06:05

Në vitet 1730-1740, sikurse dhe në epoka të tjera, pati në Shqipërinë Jugore, e veçanërisht në Thesproti, rrëmuja të mëdha dhe një anarki e pafund. Dhe kjo për dy arsye kryesore:politika venedikase dhe patriotizmi.

Për të mbrojtur sa më mirë zotërimet e veta ishullore e kontinentale, Korfuzin, Pargën, Butrintin dhe Prevezën, Venediku jo vetëm nxiste kundërshtimin ndaj qeverisë turke, por furnizonte edhe me armë, barute e municione të tjera të çdollojshme për rebelët.

Mirëpo, duke u kthyer në myslimanë, bejlerët dhe agallarët e vendit e kishin bërë një gjë të tillë pikërisht për të ruajtur ndjenjat patriotike në interes të ruajtjes së pozitave territoriale. Kleri grek nuk u mësonte më dogmën dhe moralin e krishterë, dhe kështu ata bënë vullnetarisht flijimin për një fe, tek e cila nuk kuptonin asgjë.

Për më tepër interesat familjare dhe ndjenjat kombëtare i bënë armiq të një qeverie, së cilës, që në parim, nuk i ishin nënshtruar veçse për të ruajtur ose pronat e tyre feudale, ose një ndikim të tyre në këto prona.

Pukëvili thotë: “ Megjithë ndalimet e Portës, eksportoheshin nga Durazzo dhe Avlona (Vlora) me grurë, thekër, tërshërë e mil, 60-100 anije tregtare, të destinuara një pjesë për Francën, të tjerat për Spanjën. Në Janinë, tregatrët francezë blinin 6000 kunitalë dyllë që vinte nga Moldavia dhe Bosnja si edhe tre apo katër mijë lëkurë bualli dhe 2000 kuintalë pambuk.

Nxitur nga këto fillime, negociatorët francezë ngritën një depo të madhe në Meçovë dhe krijuan kaq shumë besim ndaj vllahëve sa nuk donin që këta të negocionin me të tjerët për transportin e mallrave me Mesinën, Ankonën, Raguzën dhe Tristen.

Më 1699, eksportimi nga Durazzo në Francë, përllogaritej 3000 kuintalë dyllë, 150.000 kuintalë lesh dhe 60 ngarkesa (anijesh) me drithë. Pikërisht me negociatorët francezë të Durazzos dhe Avlonës kishin më shumë lidhje negociatorët e Moskopolisit e të Bitkukisë”.

Më 1741, Z. Boulle, konsulli Francës në Avlonë, nisi nga ky port një sasi të madhe gruri që ndihmoi në lehtësimin e urisë në Parisin e mbërthyer nga skamja. Por më pas, ai ra viktimë e dështimeve dhe falimentimeve.

Gjatë luftës Franko-Prusiane, nga Berlini ai njofton: “Mbërritën në Marsejë 200 shqiptarë që me pushkët e tyre të gjata vijnë të ndihmojnë Francën. Duket se kjo është pararoja e shqiptarëve”.

Referencat:

Jean Claude Faveyrial (prift dhe historian francez), “Shqiptaret formojne nje komb, nje race e forte e trime qe kerkon pavaresine e vet.”
Robert Elsie, “Historie de l’Albanie”