MENU
klinika

Fotografuan Archie-in

Harry dhe Meghan padisin paparacët

25.07.2020 - 10:58

Princi Harry dhe dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle padisin disa paparacë në Los Angeles, të cilët me anë të një droni kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kanë fotografuar djalin, Archie.

Lajmi është bërë i ditur nga ‘Skynews’. Çifti u zhvendos në SHBA pas disa muaj qëndrim në Kanada, pas largimit nga Pallati Mbretëror. Ata jetuan për pak kohë të qetë në shtëpinë e tyre në SHBA, deri kur Daily Mail zbuloi vendndodhjen në Kaliforni.

“Harry dhe Meghan kanë sqaruar se nuk duan ndonjë trajtim të veçantë dhe se kanë rënë dakord që të fotografohen në publik. Por ditët e fundit ata janë ‘sulmuar’ në shtëpinë e tyre nga helikopterë dhe dronë deri në 6 metra lartësi dhe tre herë në ditë, që nga ora 5:30 e mëngjesit e deri në darkë.

Madje disa paparacë u vërsulën në rrethimin e shtëpisë për të bërë disa foto, duke prekur kështu privatësinë në maksimum.

Që prej ardhjes së tyre në SHBA Harry dhe Meghan nuk janë shfaqur në asnjë event në publik me djalin e tyre. Fotografitë në fjalë nuk janë me interes publik, janë vetëm një formë ngacmimi”shkruhej në padinë e çiftit.