Nuk do të ketë çmim të “Topit e Artë” në vitin 2020. France Football ka raportuar lajmin e hidhur për tifozët, por edhe për disa futbollistë që ishin kandidatët kryesorë në fitimin e këtij trofeu prestigjioz individual, e thënë ndryshe, si futbollisti më i mirë i vitit në botë.
Për herë të parë në historinë e futbollit, duke filluar nga viti 1956, “Topi i Artë” nuk do të jepet. France Football jep edhe arsyet. Së pari, sepse ky vit është unik, ku nuk është luajtur në mënyrë të barabartë, ku mjafton të përmendim që Franca, Holanda, Belgjika e të tjerë mbyllën sezonin në tavolinë. Trofeu i Topit të Artë përcjell vlera të tjera, solidaritet dhe përgjegjësi, sesa përsosmëria sportive.
Së dyti, për shkak se barazia që mbizotëron për këtë titull nderi nuk mund të ruhet, në veçanti në nivelin statistikor dhe gjithashtu në përgatitje. Së treti, nuk mund të mbahet një ceremoni festive kur mijëra e mijëra njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19.
Së katërti, shumë evente u shtynë, përfshi Europianin, ndeshjet u luajtën pa publik dhe sfidat në këto kohë nuk ishin të barabarta për të gjithë, duke luajtur çdo tri ditë, dikush më shumë ndeshje e dikush më pak, duke kujtuar se ndeshjet e Champions do të bëhen me tek ndeshje më pas.
Dhe së fundmi, 220 kritikët e futbollit nëpër botë që vlerësojnë futbollistët janë shpërqendruar totalisht dhe nuk kanë pasur as mundësi vëzhgimi të të gjitha ndeshjeve të kandidatëve të mundshëm.
Kështu, Lionel Messi mbetet në fuqi si fitues i Topit të Artë edhe për këtë vit, njëherazi duke mbajtur edhe rekordin me 6 trofe. Më i penalizuari, të paktën për momentin, është Lewandowski, që realizoi 52 gola këtë sezon.