Ka shumë tifozë që kërkojnë të zbulojnë arsyet e formës së shkëlqyer të LeBron James. Periudha e shpërthimit të koronavirusit mbylli brenda edhe një legjendë si ai, por ndryshe nga shumica prej nesh, James nuk shtoi në peshë, por masën muskulare.
Kjo jo pa shkak. 35-vjeçari ka rrëfyer se investon 1 milion dollarë çdo vit për stafin e tij të trajnimit. Atjo që ia bën akoma dhe më të lehtë punën në palestër janë pajisjet nga më të ndryshmet.
Përveç se ka një palestër të ngjashme me atë të klubit të basketbollit, amerikani ka aparaturat më të mira në qarkullim, si dhe një dhomë hiperbarike dhe atë të kimioterapisë. Këtij luksi i shtohen edhe një ekip trajnerësh personal, të përbërë nga kuzhinierë dhe fizio-terapistë.
LeBron James arriti në formë të shkëlqyer në grumbullimin e Lakers, që po përgatitet për sfidat e mbetura të NBA, kampionat që rifillon në Orlando fundjavën e ardhshme.