MENU

NBA

Basketbollisti ndërton një shkollë në qytetin e lindjes

31.07.2018 - 16:22

Premtimet janë premtime dhe marrin shumë vlerë kur bëhen për bamirësi. LeBron James ka hapur një shkollë në qytetin e Akron, në Ohaio, në vendlindjen e tij, një premtim të cilin basketbollisti i ardhshëm i Lakers kishte dhënë disa vite më parë dhe që tashmë është realitet.

“I promise school” do të hapë dyert e saj për 240 fëmijë të zonës, që do të ndjekin klasën e tretë dhe të katërt fillore, por objektivi është që brenda vitit 2022 ajo t’i ketë të gjitha klasat.

Padyshim që realizimi i kësaj shkollë ka qenë objektivi kryesor jashtë parketit i LeBron James, një prej yjeve të NBA-së, që tashmë është realitet.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm për mua, pasi jam rritur këto dhe e di mjaft mirë atë që kanë kaluar këta fëmijë, i njoh ëndrrat e tyre, makthet e tyre. Unë shpresoj që ata të edukohen dhe të kenë një të ardhme më të mirë”, – tha James, që këtë verë firmosi për Lakers.

“Akron do të jetë gjithnjë shtëpia ime, ndaj premtoj se do të punoj fort për këtë shkollë, e cila do t’i ketë dyert e hapura edhe për të rriturit që nuk kanë një dëftesë të shkollës, për t’u orientuar më pas në një punë më të mirë në të ardhmen”, – përfundoi James.