MENU
klinika

Përballja SHBA-Kinë nuk është Luftë e Ftohtë

Dikur luftë sistemesh, sot luftë shtetesh!

31.07.2020 - 11:00

Ne jemi gjithmonë duke u munduar ta kuptojmë të tashmen duke parë të kaluarën.

Historiani athinas Thucydides parashikoi një konflikt të pashmangshëm midis një hegjemoni dhe një fuqie në rritje.

Tani, përballja Sino-Amerikane krahasohet me luftën e perëndimit kundër komunizmit Sovjetik. Dhe analogjia është shumë konfuzuese.

Daullet e luftës së ftohtë bien vazhdimisht nga administrate e presidentit amerikan Donald Trump. Është e lehtë të shihet pse.  Trump mendon se qëndrimi i tij luftarak ndaj Pekinit vlen për vota në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Jo shumë kohë më parë ai ishte duke u mburrur për një marrëveshje tregtare me presidentin kinez Xi Jinping.

Injoranca e pakrahasueshme e administratës amerikane u shfaq një javë më parë në një fjalim të Mike Pompeo, sekretarit të shtetit, që synonte të përcaktonte kushtet për një qëndrim të bashkuar perëndimor kundër Pekinit.

Duke folur keq për “Kinën Komuniste dhe Ardhmërinë e Botës së Lirë”, Pompeo deklaroi se “sigurimi i lirive tona nga partia komuniste kineze është misioni i kohës sonë”.

Paralelizmi midis ambicjeve të Kinës së Xi dhe asaj të ish-Bashkimit Sovjetik është po aq mashtrues.

Lufta e ftohtë ishte një luftë midis sistemeve konkurruese. Rivaliteti i sotëm Sino-Amerikan është një garë midis shteteve.

Regjimi kinez ka ambicie madhështore. Ai dëshiron hegjemoninë e vet në Azinë Lindore. Qëllimi afatgjatë është të zëvendësojë SHBA si kombi më i fuqishëm në botë.

Pekini mendon për sa i përket “sferave të ndikimit” që Xi nuk po parashikon atë që Pompeo e quan “hegjemoni globale e komunizmit Kinez”.

Represioni i partisë komuniste në shtëpi përputhet me një politikë të jashtme gjithnjë e më agresive: vendosja e fuqisë ushtarake në Detin e Kinës së Jugut, sanksione ekonomike kundër qeverive që guxojnë ta kritikojnë atë, dhe një përzierje e shëmtuar e detyrimit dhe kërcënimeve në vendet në zhvillim.

Por Xi gjithashtu e di se pretendimet e tij duhet të menaxhohen në kontekstin e ndërvarësisë ekonomike me perëndimin.

Sovjetikët menduan se mund të shtypnin kapitalizmin. Kina varet nga ai.

Sigurisht që Amerika dhe aleatët e saj duhet të flasin për abuzimet e të drejtave të njeriut, të reagojnë ashpër kundër kinezëve dhe të jenë të gatshëm të mbrojnë vlerat dhe interesat e tyre.

Trump dhe Pompeo, megjithatë, po I injorojnë mësimet e Luftës së Ftohtë. Përgjigjja e Perëndimit dikur nuk ishte provokim apo luftë.

Fjalia e fundit e Kennan, diplomatit amerikan që vendosi për politikën e luftës së ftohtë të Amerikës, mund të ishte shkruar posaçërisht për Trump: “Rreziku më i madh në përballimin e këtij problemi të komunizmit Sovjetik, është që ne do t’i lejojmë vetes të bëhemi si ata.”

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN