MENU
klinika

Ja pse ndodhi ndryshimi i emrit

Këshill Bashkiak, nga sot Ura Vajgurore do të quhet Dimal

24.07.2020 - 12:10

Nga sot Bashkia e Urës Vajgurore do të quhet Dimal pas zbulimit të qytetit antik në kodrat e qytetit. Prej 1 viti kryebashkiakja Juliana Memaj ka punuar për këtë gjë e cila u arrit sot në Këshillin Bashkiak me 19 vota pro.

Por ndryshimi i emrit bëhet edhe për ta kthyer qytetin tashmë afër rrënojave të qytetit antik në një destinacion turistik kulturor dhe arkeologjik.

Po ashtu ky ndryshim ka ardhur jo nga një vendim i njëanshëm i Bashkisë por nëpërmjet konsultimeve me qytetarët e kësaj Bashkie të cilët në shumicë kanë qenë pro vendimit për ndryshim emri.