MENU
klinika

VIDEO/ “Gëzuar! Ju paça dhe unë!”

Pipero festë me miqtë, kthen gotën e verës me fund dhe…

25.07.2020 - 10:27

Mjeku i njohur i Infektivit, Pëllumb Pipero i cili gjatë kësaj periudhe ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të intervistave të shumta që ka dhënë për COVID-19, është filmuar së fundmi me një drekë me miqtë e tij.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Pipero shihet në shoqëri që ish-deputetit të LSI-së, Agron Çela, dhe teksa bën gëzuar me një gotë verë me miqtë, mjeku hedh gotën dhe e bën atë copa-copa.

Nuk dihet qëllimi i këtij gjesti apo çfarë ‘riti’ ka dashur të zbatojë Pëllumb Pipero, me gjasa të shkarkojë stresin e akumuluar gjatë kësaj periudhe, ku veç punës në spital, mjekut të njohur i është dashur të kthen përgjigje edhe mijëra shqiptarëve jashtë vendit, të cilët kërkojnë këshillim për situatën e COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”

Kënga e Ermalit nga karantina

“Unë i laj duart si Pëllumb Pipero”