Një ditë zie për futbollin anglez. Ish-futbollisti që ka shkroi historinë dhe që është shpallur kampion bote me Anglinë në vitin e largët 1966, Jack Charlton, ish-lojtari i Leeds dhe Anglisë, i cili luante si mbrojtës, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Një vit më parë ai zbuloi se kishte një sëmundje të rëndë, ndërkohë që po luftonte edhe me sëmundjen e dementias, që prek shpesh sportistët për shkak të goditjeve në kokë. Si lojtar veshi vetëm fanellën e Leeds dhe vendosi një shifër rekord ndeshjesh, 773, deri kur u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 1973.
Në vitin 1966 ishte pjesë e Anglisë, që u shpall kampione bote. Charlton punoi më pas edhe si trajner, duke pasur sukses me klube si Sheffield Wednesday, Middlesbrough dhe Newcastle. Ai drejtoi edhe kombëtaren e Irlandës, që e çoi për herë të parë në finalet e EURO 1988.