MENU
klinika

I lirë pas 8 viteve

Njihuni me trajnerin më “jetëgjatë” të kohëve moderne

01.07.2020 - 12:20

Tetë vjet është një kohë e gjatë dhe 30 qershori 2020 është një ditë e madhe në shtëpinë e Newcastle. Skuadra e Premier League angleze është liruar më në fund nga kontrata me ish-trajnerin e saj, Alan Pardew, i cili pavarësisht se nuk drejtonte “qymyrxhinjtë” që prej dhjetorit të vitit 2012, merrte pagë të plota nga ky klub.

Kjo për shkak se kontrata e tij me Newcastle ishte e vlefshme deri në 30 qershor 2020. Rezultatet negative e shtynë klubin që ta shkarkonte pa marrëveshje dypalëshe, duke i dhënë të drejtë Alan që të rezultonte si punonjës i klubit.

Pardew u bashkua me Newcastle në një marrëveshje 5-vjeçare në vitin 2010, ndërkohë që rezultatet e mira e shpërblyen me zgjatje të saj deri në vitin 2020. Megjithatë, gjërat nuk shkuan si duhet dhe historia dihet tashmë. Por, rasti i Pardew nuk është i pari në botën e futbollit.

Jose Murinho dhe stafi i tij përfituan 19.6 mln paundw pas shkarkimit nga Manchester United, rast i përsëritur ky edhe me ish-trajnerin, David Moyes, i cili mori pagën nga “djajtë e kuq” edhe pse drejtimin e klubit e morën 4 trajnerë të ndryshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN