MENU
klinika

Largimi i trajnerit

1 mln € pagesa, hoteli “qan” ikjen e Mourinhos

19.12.2018 - 12:38

Jose Mourinho është larguar përfundimisht nga drejtimi i Manchester United, ndërsa sot është emëruar edhe trajneri i ri Solskjaer. Tifozët mund të jenë të kënaqur, por jo hoteli “Lowry”, që i tha lamtumirë të martën banorit të vet më të famshëm.

Vendimi i Jose Mourinhos për të qëndruar në hotelin me pesë yje “Lowry” është dokumentuar shumë mirë, me natyrën e qëndrimit të tij të gjatë që pritet të shërbejë si metaforë për një qëndrim të parehatshëm dhe grindavec në një klub, në të cilin s’është ndjerë kurrë tamam si në shtëpinë e vet.

Pasi u shkarkua pak pas orës 10:00, trajneri portugez pati mundësi ta shmangë ç’regjistrimin e vonshëm nga hoteli, të paktën. Gjithsesi, kjo do të përbënte një ndryshim të vogël në faturën e përgjithshme të qëndrimit të tij në hotel.

Një natë qëndrimi në këtë hotel kushton mesatarisht 785 paund. Ai e nisi zyrtarisht si trajner i United më 1 korrik 2016 dhe u regjistrua në “Lowry” pesë ditë më vonë, që do të thotë se fatura e dhomës së tij gjatë 895 ditëve ka kushtuar plot 702.575 paund, rreth 1 milion euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN