MENU
klinika

Në podium që 16 vjeçe

Notarja e famshme lajmëron tërheqjen

15.07.2020 - 14:49

Pas Lojërave Olimpike të Tykos, notarja e famshme italiane Federica Pellegrini do të tërhiqet përfundimisht nga sporti. Është e motivuar, po vijon stërvitjen dhe kërkon ta mbyllë me medalje karrierën e saj dhe të fundit të vijnë pikërisht në Olimpiadë.

Në një intervistë për Gazzetta Dello Sport, Pellegrini ka pohuar se ndihet optimiste, por nga ana tjetër e kupton se fundi i karrierës së gjatë si notare po i vjen fundi. Viti 2020 ishte më i vështiri për Pellegrinin. E mësuar prej 16 vitesh të ngjitet në podiume të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, notares iu desh për më shumë se dy muaj të mos stërvitet, ashtu si shumë sportistë të tjerë.

Por në sportin e notit ndikon shumë. Si shumë sportistë të tjerë në këtë periudhë, ndodhet në Livigno, pasi klima është shumë e mirë dhe ndihmon në formën fizike, duke bërë ecje me biçikletë, ecje e shumë ushtrime të tjera.

Edhe pse 32 vjeçe, Pellegrini vijon të habisë me rezultatet e saja, duke mos pasur konkurrente në Itali, por edhe në shumë vende të tjera të Europës. Në vitin 2004, në Olimpiadën e Greqisë, u bë sportistja më e re italiane që u ngjit në podium në garën 200 metrave stil i lirë, duke marrë medaljen e argjendtë.

Ndërsa 4 vjet më pas, mori medalje ari në Olimpiadën e Kinës. Gjithashtu, Pellegrini është shpallur 5 herë kampione e botës dhe 7 herë e Europës, në 200 metra, pa përmendur medaljet e tjera në pishina të shkurtra, në 400 metra dhe në 800 metra apo në stafeta të ndryshme, përfshi edhe ato të stileve të përzier. Gjithsesi, Pellegrini kërkon edhe një medalje të fundit në Olimpiadë, për ta mbyllur në mënyrën më të mirë karrierën e saj sportive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionia olimpike dhuron 72 mijë euro

Notarja shet sendet e saj, të ardhurat për spitalin