MENU
klinika

Feston 10-vjetorin

One Direction ka gati një mega surprizë

16.07.2020 - 20:33

Bëhuni gati, Directioners! One Direction po feston 10 vjetorin e grupit në mënyrën më të bukur të mundshme.

Sipas kompanisë për marrëdhënie me publikun ‘Simon Jones PR’, grupi është duke parë të gjitha mundësitë që të debutojnë me një video enkas për fansat e tyre për të festuar dekadën e parë të krijimit të grupit.

“Videoja do të dokumentojë pikat kryesore të rrugëtimit të grupit, nga formimi në The X Factor deri tek publikimi i ” History “, përfshirë klipet nga videot muzikore, shfaqjet dhe video prapa skenave. Dhe natyrisht marrëdhënia e veçantë që ata kanë me fansat e tyre “, deklaron kompania në faqen e saj të internetit.

Por nuk mbaron këtu. Simon Jones PR gjithashtu thotë se do të ketë një faqe interneti për 1D, të titulluar “listat për luajtje interaktive dhe aktivizimet nëpër platformat dixhitale.” Për sa i përket webpage-t, organizata pretendon se “do të jetë një përvojë ndërhyrëse gjithëpërfshirëse dhe emocionuese”.

 

View this post on Instagram

 

Post show interview time!! #1dtodayshow Backstage Pass 1DHQ x

A post shared by One Direction (@onedirection) on

“Sajti do të marrë formën e një afati kohor që paraqet historinë e grupit, që nga audicioni i parë deri në ndërprerjen e tyre. Do të jetë një arkiv i videove muzikore, veprave artistike, shfaqjeve televizive, prapaskenave dhe përmbajtjeve që shihen rrallë, të gjitha në një vend.”

Fansat do të jenë në gjendje të lidhen me Spotify dhe Apple Music përmes faqes dhe t’i ruajnë listat e tyre të preferuara në llogaritë e tyre përkatëse sipas dëshirës.

Kjo pritet të ndodhë më 23 korrik, kështu që jini në gatishmëri.

Në fakt, thashethemet lidhur me surprizat që grupi po përgatit kanë qenë të shumta këtë muaj, teksa Liam Payne gjithashtu la të kuptohet se diçka ishte në punë e sipër gjatë një interviste me The Sun në fillim të këtij viti.

 

View this post on Instagram

 

We’re Back For You tomorrow LA!

A post shared by One Direction (@onedirection) on


Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik formuan bandën që do bënte namin për vite me radhë në 2010 për The X Factor. Pas kompeticionit ata pushtuan toplistat, teksa dhjetëra këngë u bënë kryefjalë nëpër botë, si “What Makes You Beautiful” dhe “Story of My life”. Pastaj, në vitin 2015, Malik njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga grupi. Styles, Tomlinson, Payne dhe Horan vendosën të qëndrojnë pa Malik për rreth 1 vit dhe më pas grupi u shpërbë.