MENU
klinika

Njoftimi i klubit

Partizani largon zyrtarisht trajnerin Sormani

13.07.2020 - 12:36

Flitej prej ditësh dhe sot është bërë zyrtare. Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i  Partizanit. Lajmi  u konfirmua nga 16-herë kampionët e Shqipërisë në një njoftim për shtyp. Drejtimi i skuadrës deri në fund të sezonit i besohet Renaldo Kalarit.

NJOFTIMI I KLUBIT

“FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjëhershëm të bashkëpunimit me trajnerin Adolfo Sormani dhe dy pjesëtarët e stafit, Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tri ndeshjet e mbetura të këtij sezoni do të drejtohet nga zv.trajneri ekipit Renaldo Kalari.”

Pas infektimit të 5 pjesëtarëve të ekipit me Covid-19, Sormani refuzoi të stërviste dhe drejtonte ekipin e Partizanit. Duke shtuar edhe rezultatet e dobëta, drejtuesit morën këtë vendim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN