MENU
klinika

Maskë dhe distancë

Pas 4 muajsh nis punën transporti urban në Elbasan

12.07.2020 - 12:19

Pas katër muajsh ka rinisur punën transporti publik urban në qytetin e Elbasanit.

Numrat në rritje të rasteve me Covid 19 kanë përforcuar thirrjet ndaj qytetarëve për të zbatuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskës.

Në Elbasan sot janë infektuar 4 persona me koronavirus, ndërsa raste aktive në këtë qark janë 36. Nga Elbasani kanë humbur betejën me Covid 4 persona.