MENU
klinika

Shkaku mbetet mister

Pas Notre Dame, flakët përfshijnë katedralen e Nantës

18.07.2020 - 10:15

Në kohën kur dhimbja e francezëve nuk është fashitur ende për djegien e Notre Dame, një tjetër katedrale përfshihet nga flakët.

Këtë herë bëhet fjalë për kishën e Saint-Pierre-et-Saint-Paul në qytetin e Nantës, ku më shumë se 60 zjarrfikës janë duke luftuar më zjarrin, shkaku i të cilit për momentin është një mister.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë shtëllunga tymi që delin nga brenda ndërtesës gotike.

Vetëm një vit më parë ndodhi zjarri i tmerrshëm që shkatërroi krejtësisht kupolën e Notre Dame-t, një prej thesareve më të mëdha arkitekturore të Francës.

Zjarri në Nantë nisi diku rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale. Një dëshmitar okular i tha mediave lokale se ishte zgjuar nga një gjëmim shumë i çuditshëm i këmbanave.

Kjo katedrale ishte djegur dhe një herë në vitin 1972, kur një zjarr dëmtoi çatinë e ndërtesës, ndaj ndertësa u desh të mbyllej për tre vjet që të riparohej.