MENU
klinika

Kryeprokurori vetëm pagën

Pasuria e krerëve të drejtësisë/ Drejtuesi i SPAK 3 kredi, kreu i KLP 2 vila në Farkë, 22 troje e ndërtesa

14.07.2020 - 16:27

Shqiptarja.com sjell ndryshimet në pasurinë e krerëve të drejtësisë së re gjatë vitit 2019.

Të ardhurat e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, për vitin 2019, janë rreth 80 mijë USD nga paga e tij, e bashkëshortes dhe arkëtimi nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme. Gjatë vitit të kaluar, Ibrahimi rezulton se ka blerë edhe një makinë 45 mijë USD, ndërsa ka lidhur një kontratë sipërmarrje me një kompani private, nga e cila do të përfitojë dy apartamente, një dyqan dhe një vend parkimi në Skelë të Vlorës, me vlerë 150 mijë euro. Gjithashtu, Ibrahimi ka përfituar me trashëgimi nga nëna në vitin 2020, 17 % të një vile në Lundër të Tiranës, 238 m2, me vlerë
237 500 euro.

Kreu i KLP deklaron një tjetër vilë në Lundër, tashmë me 50 % të pjesës, me sipërfaqe 238 m2 dhe me vlerë 237 500 euro, pronë të cilën e ka përfituar në vitin 2010. Ndërkaq, gjatë vitit 2019, kreu i KLP është bërë pronar me 33.33 të pjesës i 22 pasurive të tjera të paluajtshme, ku përfshihen mbi 40 mijë m2 truall, 6 magazina me sipërfaqe nga 300 m3 deri në 1 mijë m2, ndërtesa, apartamente, garazhe etj. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, gjatë vitit 2019, deklaron rreth 40 mijë USD të ardhura nga paga e saj, mësimdhënia, një kontratë shërbimi me Këshillin e Evropës si dhe pagën e bashkëshortit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Drejtuesi e SPAK, Arben Kraja, vijon të shlyejë tre kredi në vlerat 50 mijë euro, 8 000 000 lekë dhe 2 000 000 lekë, të cilat i ka marrë përkatësisht në vitet 2010, 2018 dhe 2019. Shumat 8 000 000 lekë dhe 2 000 000 lekë i ka marrë në Bankën e Shqipërisë për blerje shtëpie dhe mobilim. Të ardhurat vjetore të kreut të SPAK dhe bashkëshortes së tij, e cila punon në Bankën e Shqipërisë, janë mbi 50 mijë USD.

Gjatë vitit 2019, kryeprokurori Olsian Çela ka kursyer shumat 662 333 lekë, 7 500 euro dhe 200 000 lekë, ndërsa të ardhurat e tij janë paga 2 698 255 lekë dhe 131 914 lekë si trajnues. Kryeprokurori ka edhe një hua për të shlyer në vlerën 1 700 000 lekë. Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, gjatë vitit 2019, deklaron mbi 40 mijë USD të ardhura nga paga e tij, të ardhura si ekspert ligjor, paga e bashkëshortes para pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe shitjes së një makine tip Nisan Micra nga bashkëshortja për 4 mijë euro.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi, pasuria për vitin 2019


Vilë dykatëshe plus nënçati me sipërfaqe 238 m2, me vlerë 237 500 euro, të blerë në 13.04.2010, burimi i krijimit është trashëgimi nga prindërit dhe nga të ardhurat personale, pjesa 50 %.

Vilë dykatëshe 238 m2 në Lundër, me vlerë 237 500 euro, trashëguar nga nëna në 2020, pjesa 17 %.
Makinë mercedez benz, blerë në 2019, me vlerë 4 980 000 lekë.
Kontratë për ndërtimin e një objekti mbi një truall 400 m2, në Vlorë/Skelë, ku në përfundim do të përfitojë 2 apartamente me sipërfaqe 103 m2 dhe 69 m2, një dyqan 41 m2 si dhe një vendparkim 41 m2, me vlerë 150 mijë euro.
Makinë mercedez benz GLK blerë në 2014.
Llogari rrjedhëse nga puna dhe qeraja, shtuar me 1 603 548 lekë.
Llogari rrjedhëse pakësuar me 6 215 euro dhe 108 USD.
Cash, 10 mijë euro.
Paga si kryetar i KLP, 2 842 937 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, 215 924 lekë.
Apartament 128 m2 në Tiranë, blerë në 2002, me burim shitje e një apartamenti dhe trashëgimi nga prindërit, pjesa 50 %.
Apartament 111 m2 në Vlorë, me vlerë 48 355 euro, fituar me trashëgimi nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 27 936 m2 në Vlorë, me vlerë 231 868 800 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 5 793 m2 në Vlorë, me vlerë 48 086 050 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 997 m2 në Vlorë, me vlerë 7 735 944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 998 m2 në Vlorë me vlerë 7 735 944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 989 m2 në Vlorë me vlerë 10 040 045 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 649 m2 në Vlorë me vlerë 5 367 593 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 1011 m2 në Vlorë me vlerë 9 650 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Magazinë 328 m2 në Vlorë me vlerë 3 900 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Garazhde 144 m2 në Vlorë, me vlerë 1 872 921 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë dy kate (zyrë), 117 m2 në Vlorë, me vlerë 9 257 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1 316 247 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1 150 578 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 99 m2, 1 477 852 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 66 m2, 858 422 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.
Ndërtesë 1 kat (kabinë roje) në Vlorë, 9 m2, 157 702 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.
Truall 3 895 m2, në Vlorë, më vlerë 32 238 500 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 3 300 m2, në Vlorë, me vlerë 27 390 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 428 m2, në Vlorë, me vlerë 3 552 400 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 33 m2, në Vlorë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
Truall 556 m2 në Vlorë, me vlerë 5 560 000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 33.33 %.
Truall 4050 m2 në Korçë, me vlerë 4 000 000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 4/24
Paga e bashkëshortes, 2 068 926 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 3 875 000 lekë.
Të ardhura të tjera nga dieta dhe interesa, 480 068 lekë.
Djali Tedi Ibrahimi, makinë ‘Peugeot’ blerë në 2015.
Llogari rrjedhëse, 12 861 euro.
Dhuratë nga gjyshërit për studime, 15 400 euro.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, për vitin 2019


Llogari rrjedhëse shtuar me 6 509 euro si rezultat i mbylljes së një llogarie tjetër.
Llogaritë rrjedhëse pakësuar me 6 996 euro, pakësuar 506 843 lekë, shtuar me 506 USD, shtuar me 8 373 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar nga paga me 1 312 257 lekë.
Të ardhura nga paga, 2 529 763 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia, 93 082 lekë.
Kontratë shërbimi me Këshillin e Evropës, 7 952 euro.
Bashkëshorti Gerand Ylli, shtuar depozita 50 000 lekë, pakësuar llogaria 118 lekë.
Të ardhura nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, 857 148 lekë.

Kreu i SPAK Arben Kraja, pasuria për 2019


Të ardhura nga paga, 2 449 548 lekë.
Gjendje të llogarive, 320 000 lekë, 14 euro, llogaria e pagës, 243 292 lekë.
Makinë Benz e vitit 1996 ia ka dhuruar vëllait të tij
Të ardhura nga interesat e obligacioneve, 164 560 lekë.
Të ardhura si ekspert trajnues për dy aktivitete në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, 103 105 lekë.
Të ardhura si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës, 101 630 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Gladiola Kraja, në Bankën e Shqipërisë, 2 552 289 lekë.
Kredi 50 mijë euro e marrë në vitin 2010, shlyer 5 905 euro gjatë vitit 2019.
Kredi në Bankën e Shqipërisë për strehim, 8 000 000 lekë, me afat 30 vjet, marrë në vitin 2018.
Kredi në Bankën e Shqipërisë për mobilim banese, në shumën 2 000 000 lekë, marrë në vitin 2019, me afat 9.5 vjet.

Kryeprokurori Olsian Çela, pasuria për 2019


Paga, 2 698 255 lekë.
Të ardhura si ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës, 131 914 lekë.
Kursime nga të ardhurat, 662 333 lekë.
Kursime në euro në depozitë, 7 500 euro.
Kursime cash, 200 000 lekë.
Detyrimi i mbetur nga një hua e marrë në vitin 2011, 1 700 000 lekë.

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, pasuria për vitin 2019


Depozitë bankare shtuar me 83 euro, llogari bankare 221 447 lekë.
Llogari bankare, 483 euro, llogari visa classic pakësuar me 134 lekë.
Paga si Avokat i Shtetit, 1 904 062 lekë.
Të ardhura si ekspert ligjor nga Instituti i Studimeve Politike, 300 000 lekë.
Bashkëshortja, Ada Metani, para pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 2 051 678 lekë.
Bashkëshortja ka shitur makinën tip Nisan Micra, 4 mijë euro.
Llogari rrjedhëse, 254 000 lekë.
Fond Pensioni, 11 773 lekë.
Kredi, 1 500 000 lekë, detyrimi i mbetur 590 139 lekë.