MENU
klinika

Nga New York Times

Miqësia evropiane dhe zemërimi amerikan duhet të bëhen bashkë!

01.07.2020 - 15:32

Ndoshta nuk ishte rastësi që qeveria gjermane zgjodhi Leipzigun si vendin për samitin e veçantë BE-Kinë, i planifikuar të zhvillohej më vonë këtë vit.

Mbi të gjitha, qytetarët e Leipzig ishin të parët që dolën në vitin 1989 për të protestuar kundër mohimit të lirisë ndaj komunistëve të Gjermanisë Lindore. Për fat të mirë, rezultati ishte shumë i mirë: Regjimi mori fund, Muri i Berlinit ra dhe vendi u ribashkua. Gjermanët e quajnë Leipzig “Heldenstadt”, qyteti i heronjve.

Ajo që Presidenti Xi Jinping i Kinës do të mësojë nga kjo histori është e paqartë. Por do të kemi një shans për ta zbuluar: Samiti do të mbahet, pavarësisht koronavirusit. Gjermania, e cila merr presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian më 1 korrik, duket se mezi pret t’i dërgojë një mesazh Pekinit.

Evropa i përket akoma “Perëndimit politik”, siç tha Kancelarja Angela Merkel në maj.

Merkel theksoi se Evropa duhet të “marrë fatin e saj në duart e veta” dhe se se Bashkimi Evropian duhet të bashkohet.

Kjo është shumë më e lehtë se sa thuhet. Evropa ka ngecur midis dy fuqive rivale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bamirëse të Presidentit Trump dhe Kina ndërhyrëse e Xi.

Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australia dhe Britania publikuan një deklaratë gjithëpërfshirëse të përbashkët duke dënuar ligjin e sigurisë kombëtare të Kinës në Hong-Kong, ndërsa Bashkimi Evropian nxori një deklaratë të dobët me pesë fjali.

Kjo erdhi vetëm disa javë pasi 27 ambasadorët evropianë në Kinë lejuan China Daily, një gazetë të Partisë Komuniste, të ndyshonte një deklaratë të shkruar prej tyre. Arsyeja? Që përmendte që koronavirusi e kishte origjinën në Kinë.

Xi me siguri do ta ketë mësuar deri më tani se nuk k apse frikësohet nga Brukseli.

Kjo tregon një të vërtetë të hidhur: Evropa nuk është e bashkuar në refuzimin e kapitalizmit shtetëror autoritar të Kinës.

Në Itali, “diplomacia  e maskave” e Kinës, dhurimi i maskave dhe pajisjeve të tjera të sigurisë mjekësore, duket se e ka bërë punën e saj. Italianët tani e shikojnë Kinën si vendin më miqësor, sipas një sondazhi në prill.

Vetë gjermanët nuk janë imunë. Në një sondazh të majit, 25 përqind e të anketuarve thanë se kishin fituar një imazh më pozitiv të Kinës, ndërsa 73 përqind thanë se mendimi i tyre për Shtetet e Bashkuara ishte përkeqësuar.

China's 'mask diplomacy' in pandemic-hit Europe stirs unease ...

Komisioni Evropian mund ta etiketojë Kinën një “rival sistemik”. Por kjo nuk do të bëjë asgjë për të ndryshuar situatën për prodhuesit gjermanë të makinave, për shembull.

Në këtë moment, Amerika dhe Bashkimi Evropian kanë secila një mënyrë të pafrytshme për tu marrë me Kinën: Amerika kërcënon të eskalojnë luftë tregtare, dhe Evropa lutet për bashkëpunim ndërkombëtar.

Dhe ka një mënyrë për ta zgjidhur: Merrni zemërimin amerikan dhe miqësinë evropiane, dhe kombinoni ato, në mënyrë delikate.

Kështu që ndoshta nuk do të ishte diçka e keqe nëse mbledhja e Leipzigut midis Merkel dhe  Xi do të shtyhej. Nëse kjo është qëllimi i Kinës për të ndarë fuqitë e Perëndimit, atëherë Perëndimi mund të duan të mbajnë samitin e vet në Kinë për herë të parë.

Jochen Bittner është bashkëdrejtues i seksionit të debateve për gazetën javore Die Zeit dhe një shkrimtar opinionesh.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”

Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’