MENU
klinika

Në pranga një person

Përhapet lajm i rremë për vdekjen e Isa Mustafës

17.07.2020 - 11:37

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se shpërndante foto dhe video ku thuhej se kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Ka qenë sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ai që ka njoftuar policinë.

Në një përgjigje për Express, Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është arrestuar.

Ndërkohë, familjarët e Mustafës konfirmuan se lideri i LDK-së po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN