MENU
klinika

Ku do të fokusohet?

Plani i ri për stimul ekonomik në SHBA

21.07.2020 - 18:20

Plani i republikanëve për një paketë të dytë fiskale synon të kthejë fëmijët në shkolla, të rrisë punësimin dhe të financojë zhvillimin e vaksinave të koronavirusit, tha Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin.

Presidenti Donald Trump dhe ligjvënësit republikanë u takuan të hënën për të përfunduar propozimin e tyre të ardhshëm të stimulit. Republikanët planifikojnë të shpenzojnë “një trilion dollarë” me faturën e ardhshme, u tha Mnuchin gazetarëve në takim. Pakoja e shpenzimeve do të përqendrohet kryesisht në “fëmijë dhe punë dhe vaksina”, tha ai.

“Ne do të kemi kredi tatimore për PPE, për ambiente të sigurta pune, dhe do të kemi stimuj të mëdhenj, para për shtetet për arsim, për shkolla që mund të hapen me siguri dhe të bëjnë mësim.” shtoi Sekretari i Thesarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”