MENU
klinika

Mes tyre një shqiptar

Rritja më e madhe e vlerës së 20 lojtarëve në La Liga

27.07.2020 - 12:26

Shumë futbollistë kanë rritur ndjeshëm vlerat e tyre në La Liga. Prestigjozja spanjolle AS rendit 20 futbollistët që pësuan rritjen më të madhe në treg, duke u bazuar te të dhënat aktuale të Transfermarkt. Janë kryesisht lojtarë të rinj që janë rritur e tashmë shumica janë konfirmuar titullarë në ekipet përkatëse.

Mes tyre spikat shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, që luan me Levanten. Mesfushori shqiptar u ble për 8 milionë euro dhe sot ai kushton 20 milionë euro dhe disa klube të Premier league janë vënë në ndjekje të tij.

Në top 20 janë 5 lojtarë të Real Madrid me rritjen më të madhe të vlerës, ku edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme e zë një nga Los Blancos. Pikërisht portieri Thibaut Courtois pati rritjen galoponte. Nga 12 milionë euro kur erdhi në La Liga, tashmë gardiani belg kushton plot 60 milionë euro. Në mesin e këtyre lojtarëve është edhe Asensio dhe Mendy, që nga 8 milionë, sot vlejnë 40 milionë euro.

Barcelona përfaqësohet me 3 lojtarë, ku flamurin e mban sulmuesi i dalë nga akademia, Ansu Fati. Nga 14 milionë, tani në 50 milionë euro, futbollisti nga Guinea Bissau zë vendin e gjashtë në këtë listë, por të parin nga mosha, pasi është vetëm 17 vjeç.

Edhe Sevilla ka rritur ndeshëm vlerat e futbollistëve Në top 20 gjenden tre lojtarë të saj, ku spikat Ocampos në vendin e pestë, nga 18 milionë në 50 milionë euro.

RENDITJA

20.José Campaña – Levante: Nga 8 në 20 milionë euro

19.Enis Bardhi – Levante: Nga 8 në 20 milionë euro

18.Reguilón – Sevilla / Real Madrid: Nga 5 në 25 milionë euro

17.Emerson – Betis: Nga 7 në 25 milionë euro

16.Riqui Puig – Barcelona: Nga 16 në 25 milionë euro

15.Pau Torres – Villarreal: Nga 14 në 30 milionë euro

14.Unai Simón – Athletic Bilbao: Nga 14 në 30 milionë euro

13.Gerard Moreno – Villarreal: Nga 14 në 30 milionë euro

12.Take Merrni ’Kubo – Mallorca: Nga 16.5 në 30 milionë euro

11.Mikel Merino – Real Sociedad: Nga 11 në 35 milionë euro

10.Marco Asensio – Real Madrid: Nga 8 në 40 milionë euro

9.Mendy – Real Madrid: Nga 8 në 40 milionë euro

8.Semedo – Barcelona: Nga 8 në 40 milionë euro

7.Marcos Llorente – Atlético Madrid: Nga 24 në 40 milionë euro

6.Ansu Fati – Barcelona: Nga 14 deri në 50 milionë euro

5.Ocampos – Sevilla: Nga 18 në 50 milionë euro

4.Diego Carlos – Sevilla: Nga 18 në 50 milionë euro

3.Lodi – Atlético Madrid: Nga 18.5 në 50 milionë euro

2.Oyarzabal – Real Sociedad: Nga 12 në 60 milionë euro

1.Courtois – Real Madrid: Nga 12 në 60 milionë euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN