MENU
klinika

Po Ronaldo ku renditet?

Futbollistët më të shtrenjtë në Serie A

12.01.2020 - 20:43

Duke e kufizuar vështrimin vetëm në Serie A, sipas Observatorit të Futbollit (CIES), lojtari me vlerën më të lartë në treg është interisti Lautaro Martinez (115.7 milionë euro).

Një tjetër zikaltër vijon në renditje; lojtari i dytë dhe i fundit që vlen më shumë se 100 milionë euro. Ai është belgu Romelu Lukaku dhe kushton 100.2 milionë euro.

Podiumi plotësohet nga mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz (91.4 milionë), i cili çuditërisht pozicionohet edhe para Paulo Dybala (91.2 milionë).

Nicolò Zaniolo (86.3 milionë) mbyll top 5, ndërsa Cristiano Ronaldo ka një vlerë prej 80.3 milionë euro dhe përkohësisht zë vendin e shtatë. Ronaldo nuk gjendet në 20 lojtarët më të shtrenjtë në Evropë.

Për sa iu përket lojtarëve të kombësisë italiane, kryeson Zaniolo, i ndjekur nga mesfushori i Interit, Nicolò Barella (82.1 milionë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak