MENU
klinika

RT/ Importimi i energjisë ruse në Bullgari, Serbi dhe...

Rusia vijon projektet në Ballkan edhe pas kërcënimeve të SHBA

23.07.2020 - 14:37

Seksioni bullgar i tubacionit të gazit natyror TurkStream nga Rusia, i njohur si Rrjedha e Ballkanit, do të përfundojë deri në fund të vitit, sipas Ministrisë së Jashtme ruse.

Lajmi se ndërtimi i tubacionit të gazit po vazhdon sipas planifikimit vjen menjëherë pasi Uashingtoni pezulloi Aktin e Kundërt përmes sanksioneve (CAATSA). Ky Akt hapi rrugën për të sanksione dytësore ndaj kompanive të përfshira në projektet ruse të energjisë – Nord Stream 2 dhe linjën e dytë të tubacioneve të gazit natyror TurkStream – të dyja janë në ndërtim e sipër.

“Ndërtimi i degës së dytë të TurkStream në territorin e Bullgarisë po shkon siç është planifikuar dhe, sipas partnerëve tanë, do të përfundojë deri më 1 janar 2021. Kryeministri [Bullgar] Boyko Borissov mban përparimin e projektit nën kontroll personal, duke inspektuar rregullisht ndërtimet” i tha RIA Novosti kreu i Departamentit të Katërt të Ministrisë së Jashtme Ruse, Yuri Pilipson.

Pjesa e parë e tubacionit TurkStream ka pompuar gazin rus drejt Turqisë që prej fillimit të tij në janar. Pjesa e dytë e itinerarit, duke kaluar nëpër Bullgari, Serbi dhe Hungari, për të furnizuar gazin tek konsumatorët evropianë, nuk ishte kursyer nga kërcënimi i sanksioneve amerikane.

Sidoqoftë, Sofja thotë se kufizimet e Uashingtonit nuk do të kenë asnjë ndikim në Rrjedhin e Ballkanit, pasi projekti, i zbatuar nga operatori i tij Bulgartransgaz, plotëson të gjitha rregullat e BE-së. Kështu që SH.B.A nuk ka arsye për të imponuar sanksione në tubacionin, i tha Ministri Bullgar i Energjisë Temenuzhka Petkova një kanali televiziv lokal.

Bullgaria, e cila tashmë është duke marrë gaz nga TurkStream, aktualisht po ndërton pjesën e saj të tubacionit për të transportuar karburant blu rus nga Turqia më tej në Serbi dhe Hungari. Beogradi më herët tha se ka qenë prej kohësh gati për të marrë importet e gazit rus pas përfundimit të seksionit të tij të tubacionit, por ende po pret që Bullgaria të përfundojë të tyren.

/ Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksportuesi më i madh i grurit në botë brenda parashikimeve

RT/ Rusia nuk do t’ja dijë për pandemi!

Nga Adrian Civici/ Rreziku i rritjes së çmimit të grurit

Ndikimi në Shqipëri i bllokimit të eksportit të grurit nga Rusia