MENU
klinika

Detajet e blerjes së re

Sane pas prezantimit te Byern: Erdha për Champions!

03.07.2020 - 11:49

Ku ka zë, nuk është pa gjë, dhe në fakt, kështu ndodhi! Leroy Sane është zyrtarisht një futbollist i Bayern Munich. Pas më shumë se një viti bisedime, dy klubet arritën akordin për kalimin e sulmuesit 24-vjeçar në “Allianz Arena”.

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, Sane u zyrtarizua si goditja e parë e madhe e Bayern Munich në merkaton e kësaj vere. 24-vjeçari firmosi deri në vitin 2025, me bavarezët që paguan plot 50 milionë euro për kartonin e tij. Shumë i lumtur pas transferimit te kampionët e Gjermanisë, Sane foli për këtë hap të madh në karrierën e tij, ku përcaktoi edhe objektivat.

“Bayern është një klub i madh dhe me qëllime të mëdha, që më shkojnë edhe mua për shtat. Po shoh përpara për një sfidë të re dhe nuk mund të pres deri në momentin që të stërvitem me skuadrën. Dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayern dhe Liga e Kampionëve është prioriteti” – u shpreh Sane.

Fanella me numrin 10 u vendos menjëherë në dispozicion të tij, i cili pas zyrtarizimit nuk ngurroi të falënderonte Manchester Cityn për emocionet e përjetuara në Premier League. Sulmuesi bëri 135 paraqitje me fanellën e citizens, duke shënuar 39 gola dhe dhuruar 45 asiste. Kjo nuk është hera e parë që Sane do të luajë në Bundesligën gjermane, pasi më parë veshi fanellën e Bayer Leverkusen dhe Schalke 04.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN