MENU
klinika

Këshilla e Dietmar Hamann

“100 mln euro për Sane? Më mirë Rashica…”

07.02.2020 - 12:30

Dihet që prej kohësh Bayern Munchen po kërkon në skuadër yllin gjerman që luan te Manchester City, Leroy Sane. Bavarezët janë gati të shpenzojnë 100 milionë euro për të.

Por fjalët e ish-futbollistit të Bayern-it, Dietmar Hamann, kanë sjellë një tjetër skenar. Ai ka këshilluar bavarezët të mos shpenzojnë 100 milionë euro për Sane, por të shohin Rashicën.

“Nga çfarë kam dëgjuar në Manchester, shumë kanë provuar ta shtyjnë Sane të shfaqë plotësisht kualitetet e tija, por deri më tani askush nuk ia ka dalë. Nuk shikoj pse situata do jetë e ndryshme në Mynih.

Të marrësh një futbollist për 100 milionë pa pasur siguri. Mund ta kuptoj nëse transferojnë Havertz, pasi unë e njoh, ai do bënte gjithçka që të ishte i suksesshëm.

Ose nëse duan një lojtar krahu, atëherë do hidhja sytë nga Werder Bremen. Është Rashica, i cili sigurisht është një opsion më i lire, por do ta bënte gjithsesi detyrën e tij”, – u shpreh Hamann.