MENU
klinika

Big Mama në fillimet e saj

“S’e dija ku i binte Shqipëria, erdha me 10 euro në xhep”

27.07.2020 - 07:47

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Big Mama në programin “E diell” ka kujtuar se si ka nisur karriera e saj në Shqipëri.

Këngëtarja ka rrëfyer se ajo nuk e dinte farë në fillimet e saj se ku binte Shqipëria dhe se kur ka ardhur për herë të parë në Tiranë ka pasur vetën 10 euro në xhep.

Big Mama ka kujtuar se për herë të parë është ngjitur në skenën e “Top fest” dhe shoqja e parë në Shqipëri për të ka qenë Albana Osmani.

“Se kisha idenë se ku i binte Shqipëria. Erdha për herë të parë për të kënduar në ‘Top Fest’.

Erdha me autobus dhe erdha me 10 euro në xhep. Kurrë nuk e harroj. Kam bërë shoqen e parë Albana Osmanin.

Erdha me dy këngë. Çmimin ‘Best Female’ ma dha Edi Rama edhe më tha ‘Urime se qenke me të vërtetë ‘BIG’”, tregoi këngëtarja.