MENU
klinika

Katerina e Madhe

Shthurja, skandalet dhe jeta e sundimtares më jetëgjatë të Rusisë

01.07.2020 - 06:43

Katerina II e Rusisë (1729-1796) ishte një nga sundimtaret më të forta të historisë. Pasi u martua në familjen Romanov të Rusisë, ajo gjeti veten pjesë e një grushti shteti për të rrëzuar burrin e saj dhe hipur në fron. Arritjet e mbretërimit të saj, që zgjati 34 vjet, shpesh janë lënë në hije nga jeta e saj personale, një nga më skandalozet e çdo epoke. Megjithatë, prapa fjalëve dhe thashethemeve qëndron një nga sundimtaret më të zgjuara dhe më të afta, në historinë e gjatë dhe të trazuar të Rusisë. Më poshtë po rendisim disa fakte që mund të mos i dini për Katerinën e Madhe.

Emri i Katerinës së Madhe nuk ishte Katerinë, dhe ajo nuk ishte as ruse.

Gruaja, të cilën historia do ta kujtonte si Katerina e Madhe, sundimtarja femër më jetëgjatë e Rusisë, ishte në fakt bija e madhe e një princi të varfëruar prusian. E lindur në vitin 1729, Sophie von Anhalt-Zerbst pati disa propozime të mira për martesë, për shkak të linjës së vlerësuar të gjakut të nënës së saj. Në vitin 1744, Sophie 15-vjeçare u ftua në Rusi nga Caresha Elizabetë, e bija e Pjetrit të Madh, e cila kishte marrë fronin rus në një grusht shteti vetëm 3 vjet më parë.

Elizabeta e pamartuar dhe pa fëmijë kishte zgjedhur nipin saj Pjetrin si trashëgimtar dhe tani ishte në kërkim të nuses së tij. Sophie, e mësuar mirë nga nëna e saj ambicioze dhe e gatshme për të kënaqur, pati një ndikim të menjëhershëm tek Elizabeta, por sidomos tek ai. Martesa u bë më 21 gusht 1745, me nusen (tashmë e konvertuar në krishtërimin ortodoks) që mori emrin Ekaterina ose Katerinë.

Djali i madh i Katerinës – dhe trashëgimtari i saj – mund të ketë qenë i paligjshëm.

Katerina dhe burri i saj kishin një martesë të nderlikuar, që në fillim. Ndonëse princesha e re Prusiane ishte sjellë për të lindur një trashëgimtar, tetë vjet kaluan pa fëmijë. Disa historianë besojnë se Pjetri nuk ishte në gjendje ta konsumonte martesën, ndërsa të tjerët mendonin se sbënte fëmijë. Dëshpërimisht të pakënaqur me jetën e tyre martesore, Pjetri dhe Katerina filluan marrëdhëniet jashtëmartesore, ajo me Sergei Saltykovin, një oficer Rus.

Kur Katerina lindi një djalë, Palin, në vitin 1754, u ndezën zërat se ishte i Saltykovit, jo i Pjetrit. Katerina vetë i dha besueshmëri këtyre zërave në kujtimet e saj, duke shkuar aq larg sa të thoshte se Perandoresha Elizabetë kishte lejuar marrëdhënien e Katerinës dhe Saltykovit. Ndërsa historianët besojnë sot se pretendimet e Katerinës ishin thjesht një përpjekje për të diskredituar Pjetrin, dhe se ai ishte me të vërtetë babai i Palit, nga ana tjetër, ka pak debat mbi atësinë e tre fëmijëve të tjerë të Katerinës: Besohet se asnjëri prej tyre nuk e kishte baba Pjetrin.

Katerina erdhi në pushtet në një grusht shteti pa gjak, që më vonë u kthye në vdekjeprurës.

Eizabeta vdiq në janar të vitit 1762, dhe nipi i saj hipi në fron si Pjetri III, me Katerinën si bashkëshorten e tij. I etur për të vendosur vulën e tij mbi Rusinë, ai i dha fund shpejt luftës së Rusisë me Prusinë, një veprim që rezultoi thellësisht jopopullor në klasën ushtarake të Rusisë. Një program i reformave të brendshme liberale që synonin përmirësimin e jetës së të varfërve gjithashtu largoi anëtarët e fisnikërisë së ulët.

Këto fraksione të pakënaqura iu drejtuan Katerinës, e cila gjithashtu kishte frikë nga qëllimet e Pjetrit. Ndërsa tensionet rriteshin, duke fituar mbështetjen e regjimit ushtarak më të fuqishëm të vendeit dhe duke organizuar arrestimin e bashkëshortit të saj. Më 9 korrik, vetëm gjashtë muaj pasi u bë Car, Pjetri hoqi dorë nga froni dhe Katerina u shpall sundimtare e vetme. Megjithatë, ai që kishte filluar si një grusht shteti pa gjak u shndërrua shpejt në vdekjeprurës. Më 17 korrik, Pjetri u vra nga Aleksei Orlov, vëllai i të dashurit aktual të Katerinës, Gregori.

Megjithëse nuk ka asnjë provë se Katerina kishte dijeni ppër vrasjen para se të ndodhte, ajo lëshoi një hije mbi mbretërimin e saj, që në krye të herës.

Katerina shtypi më shumë se një duzinë kryengritjesh gjatë sundimit të saj. Nga kryengritjet e ndryshme që kërcënonin sundimin e Katerinës, më e rrezikshmja ndodhi në vitin 1773, kur një grup kozakësh dhe fshatarësh të armatosur të udhëhequr nga Emenan Pugachev u rebeluan kundër kushteve të ashpro soci-ekonomike të klasës më të ulët të Rusisë, bujkrobërve. Ashtu si me shumë nga kryengritjet me të cilat u përball Katerina, rebelimi i Pugachevit vuri në pikëpyetje vlefshmërinë e mbretërimit të saj.

Pugachevi, një ish-oficer i ushtrisë, pretendoi se ai ishte në fakt vetë Pjetri i III, i rrëzuar (dhe që besohej si i vdekur), dhe për këtë arsye trashëgimtar i ligjshëm i fronit rus. Brenda një viti, Pugachevi kishte tërhequr mijëra mbështetës dhe kishte marrë një sasi të madhe territori, përfshirë qytetin e Kazanit. Fillimisht e shqetësuar rreth rebelimit, katerina shpejt u përgjigj me forcë të madhe. Të ballafaquar me fuqinë e ushtrisë ruse, mbështetësit e Pugachevit në fund e braktisën atë dhe ai u kap dhe u ekzekutua publikisht në janar të vitit 1775.

Të ishe dashnori i Katerinës së Madhe kishte shpërblime të mëdha.

Katerina ishte besnike ndaj dashnorëve si gjatë marrëdhënies, dhe pas përfundimit të saj. Gjithmonë duke u ndarë mirë, u dhuronte atyre tituj, toka, pallate dhe madje edhe njerëz – për shembull një ish-dashnori i dhuroi më shumë se 1.000 bujkë ose shërbëtorë. Por ndoshta askush nuk i korrte frutet e mirësisë së saj, më mirë se Stanislav Poniatovski, një nga dashnorët e saj më të hershëm dhe babai i një prej fëmijëve të saj. Një anëtar i fisnikërisë polake, Poniatovski u lidh së pari me Katerinën (e cila ende nuk ishte në fron), kur shërbente në ambasadën britanike në Shën Petersburg. Edhe pasi një skandal i shkaktuar pjesërisht nga marrëdhënia e tyre, e detyruan atë të largohet nga oborri rus, ata mbetën të afërt. Në vitin 1763, shumë kohë pasi kish marrë fund marrëdhënia e tyre, dhe një vit pasi kishte ardhur në pushtet, Katerina mbështeti suksesshëm Poniatovskin, në përpjekjen e tij për t’u bërë mbret i Polonisë.

Megjithatë, sapo u vendos në fron, mbreti i ri, që Katerina dhe ë tjerë besonin se do të ishte një kukull për interesat ruse, filloi një sërë reformash që synonin forcimin e pavarësisë së vendit të tij. Ajo që dikur ishte një lidhje e fortë midis dy ish të dashuruarve u përkeqësua shpejt. Katerina detyroi Poniatovskin të abdikojë dhe Rusia udhëhoqi përpjekjet për të thyer dhe shpërbërë Komonuelthin Polako-Lituanez të sapo formuar.

Katerina e shihte veten si një sundimtare e iluminuar. Mbretërimi i Katerinës u karakterizua nga zgjerimi i madh territorial, i cili në masë të madhe e shtoi shumë arkën e Rusisë, por bëri pak për të lehtësuar vuajtjet e popullit të saj. Edhe përpjekjet e saj për reformat qeveritare shpesh dëmtoheshin nga burokracia e madhe e Rusisë. Sidoqoftë, Katerina e konsideronte veten si një nga sundimtaret më të ndritura të Evropës dhe shumë historianë pajtohen. Ajo shkroi shumë libra, pamflete dhe materiale arsimore që synonin përmirësimin e sistemit arsimor në Rusi. Ajo ishte gjithashtu një kampion i arteve, duke mbajtur një korrespondencë të përhershme me Volterin dhe mendjet e tjera të shquara të epokës, duke krijuar një nga koleksionet më mbreslënëse të artit në Pallatin Dimëror të Shen Petersburgut.

Në kundërshtim me mitin popullor, Katerina pati një vdekje mjaft të zakonshme, të pahijshme.

Duke pasur parasysh reputacionin tronditës të perandoreshës, ndoshta nuk është për t’u habitur që thashethemet e ndoqën kudo që shkonte, madje edhe në varr. Pas vdekjes së saj më 17 nëntor 1796, armiqtë e saj në oborr filluan të përhapnin thashetheme të ndryshme për ditët e fundit të Katerinës. Disa thoshin se sundimtarja e gjithëpushtetshme kishte vdekur ndërsa ishte në tualet. Të tjerët shkuan më tej, duke përjetësuar një mit që ka vazhduar me shekuj: se Katerina, jeta e së cilës ishte një sekret i hapur, kishte vdekur gjatë një akti seksual me një kafshë, që zakonisht besohet të ishte një kalë. Natyrisht, nuk është aspak e vërtetë. Megjithëse miqtë e saj do të kishin shpresuar për një skandal, e vërteta e thjeshtë është se Katerina pësoi një atak dhe vdiq në heshtje, në shtratin e saj, një ditë më pas.

Djali i madh i Katerinës pati të njëjtin fat si babai.

Katerina kishte një marrëdhënie shumë të stuhishme me djalin e saj më të madh, Pavlin. Djali ishte larguar nga kujdesi i nënës së tij pak pas lindjes së tij dhe ishte rritur kryesisht nga ish caresha, Elizabeta, dhe një seri tutorësh. Pas marrjes së fronit, Katerina, e frikësuar nga ndëshkimi për rrëzimin dhe vdekjen e Pjetrit III, e mbajti Palin larg nga punët e shtetit, duke e larguar edhe më tej djalin. Marrëdhëniet mes të dyve u ppërkeqësuan kaq shumë, saqë Pavli herë pas here ishte i bindur se nëna e tij planifikonte vdekjen e tij. Ndërsa Katerina nuk kishte plane të tilla, ajo kishte frikë se Pavli do të ishte një sundimtar i paaftë dhe do të kërkonte alternativa për pasardhësin. Ashtu si Elizabeta para saj, Katerina mori kontrollin e edukimit të bijve të Pavlit, dhe kishte zëra se ajo kishte për qëllim t’i emëronte ata trashëgimtarë të fronit, duke anashkaluar Pavlin. Në fakt, besohet se Katerina kishte për qëllim ta zyrtarizonte këtë në fund të vitit 1796, por vdiq më herët.

I shqetësuar se nëna e tij do ta përfshinte këtë gjë në testament, Pavli e konfiskoi dokumentin para se të mund të bëhej publik. Aleksandri, djali më i madh i Pavlit, ishte i vetëdijshëm për planet e gjyshes së tij, por bëri lëshime përballë presioneve dhe nuk e pengoi të atin. Pavli u bë car, por shumë shpejt tregoi se ishte jopopullore, ashtu si druhej Katerina. Pesë vjet pas nisjes së mbretërimit të tij, ai u vra, dhe djali i tij 23-vjeçar mori pushtetin si Aleksandri I.