MENU
klinika

Afati i ri për individët dhe bizneset

Shtyhet rivlerësimi i pasurive

06.07.2020 - 11:49

Qytetarët do të kenë afat deri më 31 dhjetor për të bërë rivlerësimin e banesave dhe të bizneseve të tyre duke i sjellë ato në vlerën e tregut me tatimin respektitv 3 dhe 5 për qind nga 15 për qind është normalisht.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar shtyrjen e afatit me 3 muaj, të propozuar nga Ministria e Financave për shkak se situata e krijuar nga COVID-19 ka sjellë një rënie të të numrit të aplikime për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me afro 68 %.

Ministria e Financave parashikon që nga ky proces, të ardhurat në buxhetin e shtetit deri në fund të vitit të jenë rreth 4 miliardë lekë, ndërsa pritet që të rivlerësohen afro 50 mijë banesa. Aplikimi nga qytetarët mund të bëhet edhe on line përmes portalit e-albania, ndërsa projektligji do të votohet në seancën plenare të radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo nismë pritet të sjellë 40 mln dollarë

Rivlerësimi i pasurisë/ Shtyhet fillimi i procesit

Formula e llogaritjes së rivlerësimit

Sa do të paguhet për banesat në legalizim?