MENU
klinika

Çfarë zbuluan shkencëtarët britanikë?

Simptoma e pazakontë e virusit që po zgjat prej javësh

16.07.2020 - 10:19

Kemi mësuar shumë për koronavirusin, por siç sqarojnë ekspertët, ka ende shumë të panjohura. Dhe tani shkencëtarët britanikë i kanë kërkaur NHS-së që të fusë në listën zyrtare të simptomave të Covidi-t edhe skuqjen me acarim të lëkurës. Shkencëtarët kanë bërë nëj studim dhe kanë konstatuar se skuqja e lëkurës e shoqëruar me kruarje dhe acarim është shenjë që tregon se je infektuar.

Akademikët në King’s College në Londër morën në studim të dhënat nga 20,000 britanikë që kishin dalë pozitiv në testin e Covid-19, ose si të dyshuar se kishin virus. Ata zbuluan se 9% e të sëmurëve nga koronavirusi kishin përjetuar skuqje dhe irritim të lëkurës, ndërsa 8% e njerëzve me simptoma të tjera gjithashtu kishin përjetuar probleme të lëkurës.

Shkencëtarët duan që kjo shenjë të futet tek lista zyrtare, sepse në këtë mënyrë nëse një i infektuar nuk ka shenja të tjera dhe vetëm problemet me lëkurën duhet të izolohet dhe trajtohet për të mos infektuar të tjerë duke parandaluar kështu shtimin e rasteve.

NHS aktualisht ka vetëm tre simptoma në lsitën zyrtare: Ethe, Kollë e vazhdueshme dhe humbja e nuhatjes dhe shijes.

Kjo ka shkaktuar debat pasi të tjerë që nuk kanë këto simptoma por të tjera më të rralla, mund të mos u bëhet testi dhe kështu rrezikojnë të tjerët.

Doktor Mario Falchi, i cili drejtoi studimin thotë për mediat britanike se pacientët me Covid-19 raportuan skuqje dhe irritim të lëkurës për javë të tëra – shumë më gjatë sesa simptomat më të zakonshme të virusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”