Dëshmitë që Rusia dhe presidenti i saj i keq, Vladimir Putin, po përpiqen në mënyrë aktive të ndërhyjnë në demokracinë, politikën dhe sigurinë e Britanisë, vazhdojnë të shtohen.
Zbulimet e fundit thjesht konfirmojnë një model të krijuar prej kohësh. Tani shtrohet pyetja: çfarë do të bëjë qeveria në lidhje me të?
Do të reagojë për shemull për zbulimin e javës së kaluar se hakerët e sponsorizuar nga shteti rus u përpoqën të vidhnin të dhëna konfidenciale nga studiuesit britanikë, amerikanë dhe kanadezë që punojnë për vaksinën kundër koronavirusit.
James Brokenshire, ministri i sigurisë, tha se sjellja e Moskës ishte “plotësisht e papranueshme”. Po, Z. Brokenshire, është. Po tani?
Dominic Raab, sekretari i jashtëm, po ashtu. Ai tha se”aktorët rusë” u përpoqën të ndikojnë në zgjedhjet e vitit 2019 duke përdorur dokumente zyrtare të marra në mënyrë të paligjshme. Tani ai, gjithashtu, thotë se një vjedhje e tillë në internet është “plotësisht e papranueshme”. Po zoti Raab, është. Po tani?
Kjo ka nxitur gjithashtu shqetësimin në lidhje me atë që duket se është hezitimi i qeverisë për t’u përballur me një fushatë të përbashkët të destabilizimit rus që synon Britaninë dhe aleatët e saj.
Deklarata e Raab erdhi vetëm disa orë pasi komiteti i sapo formuar i inteligjencës dhe sigurisë (ISC) tha që do të botonte raportin e tij me shumë vonesë për ndërhyrjet ruse.
A po përpiqeshin ministrat të largonin vëmendjen e publikut nga raporti, i cili thuhet se përmban një material potencialisht të sikletshëm për konservaatorët? Në të vërtetë, a po përpiqeshin të njollosnin Jeremy Corbyn, ish-drejtuesin e Laburistëve?
Nëse po, kjo do të shënonte një kthesë tjetër deviante në një komplot të errët britanik.
Refuzimi i pashpjegueshëm i Boris Johnson për të lejuar botimin e raportit ISC, i cili ishte gati në tetor,I shkaktoi të gjitha këo.
Këto zhvillime të çuditshme dhe shqetësuese kanë shtuar dyshimin se Johnson ka diçka për të fshehur.
Ndoshta të gjitha do të jenë të qarta kur raporti do të dalë më në fund këtë javë. Por mbase jo. Ai mund të fshihet për “arsye sigurie”. Kjo mund t’i përshtatet Xhonsonit dhe mbase edhe rusëve. Por nuk i përshtatet demokracisë britanike.
Raporti, gjithashtu mund të përmbajnë të dhëna të pakëndshme në lidhje me financimin e huaj të palës Konservatore.
Ndikimi i tillë është një praktikë standarde për Putinin. Vitet e fundit, partitë e djathta eeuroskeptike dhe populiste në të gjithë Evropën kanë përfituar nga “ari rus”.
Partitë e majta si ajo Laburiste zakonisht nuk favorizohen aq shumë.
Vonesat e Downing Street, ngatërrimet dhe mungesa e dëshirës për tërë çështjen e përpjekjeve të destabilizimit rus janë çështje shqetësuese.
Ende shqetësuese është mungesa e një plani për të ndëshkuar Rusinë.
Sanksionet e vendosura pas helmimeve nga Salisbury nuk e kanë ndryshuar sjelljen e tij keqdashëse.
Ndryshimet e fundit brenda Rusisë do të thotë që Putini mund të ishte në fuqi deri në vitin 2036. Ne pyesim përsëri: çfarë do të bëjë qeveria për të ndaluar sulmin e tij të vazhdueshëm ndaj Britanisë?
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al