MENU
klinika

"Hesht!"

Të jesh grua… në Ballkan

21.07.2020 - 15:07

      Me qenë grua në Ballkan, është si me u mundu me e nxjerr gjilpërën prej deti…

Me qenë grua në Ballkan, do me thanë ose me luftu e vetme me komplet një komunitet patriarkalësh të pandërgjegjshëm dhe injorantë, ose me u bë servile e tyre…

Me qenë grua në Ballkan, do me thanë m’i ardh’ reni edhe më injorantit, me të tregu ku me hi e ku me dal. Me të ftu’ në mbledhje për mbrojtjen e të drejtave dhe lirinë e shprehjes edhe mos me të lanë me fol asnjë fjalë, se “burrat” flasin për kësi “punë të mëdha”.

Edhe ma keq, me qenë grua në Ballkan është me fol secili injorant në emër tënd.

Me qenë grua në Ballkan, hiç s’ka rëndësi a je kryetare shteti a kryetare parlamenti “ti, grua je” e kush ia dëgjon fjalët grave!.. Me qenë grua në Ballkan, nuk të vlen dituria as diplomat, as arritjet, se me qenë grua e “zonja” në Ballkan është me dit’ me qit’ pite t’mira edhe mundësisht, mos me t’u ndëgju zani.

Me qenë grua në Ballkan, është me të pa ma shumë si objekt ose si shërbëtore, sesa si qenie njerëzore që plotëson gjysmën e njerëzimit.

E kështu të shohin edhe politikanët, edhe “intelektualët”, edhe “fetarët” edhe të gjithë. Qysh është me qenë grua në Ballkan, e din’ më së miri veç grat heroina ballkanike, që u duhet me luftu me një milion paragjykime, fyerje, shkelje, ofendime, poshtërime të përditshme ballkanike…

… shkruan, Halime Hasani/Konica.al