Pekini ka urdhëruar mbylljen e një konsullate amerikane në Kinën jugperëndimore, në një veprim që përshkallëzon tensionet midis dy vendeve në një nivel të ri.
Të Premten, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha se urdhëroi konsullatën amerikane në Chengdu, në provincën Sichuan, të ndalojë të gjitha veprimet.
Pekini e përshkroi masën si një “përgjigje të ligjshme dhe të nevojshme” për SHBA, e cila në fillim të kësaj jave i dha konsullatës kineze në Houston 72 orë për t’u mbyllur. SHBA thanë që vendimi ishte për të mbrojtur “pronësinë intelektuale amerikane dhe informacionin privat” pa dhënë detaje të tjera.
Ndërsa stafi i ambasadës kineze dogji dokumente në një oborr, Kina u zotua të hakmerret kundër vendimit që e quante një përshkallëzim “të pashembullt” dhe “të egër”.
“Situata aktuale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë, dhe përgjegjësia i mbetet plotësisht Shteteve të Bashkuara,” tha ajo, duke u bërë thirrje SHBA që të tërheqë vendimin e saj.
Duke mbyllur konsullatën në Chengdu sesa konsullatat më të mëdha ose më të rëndësishme në Hong Kong, Shanghai ose Guangzhou, Pekini duket se ka marrë hak me disa kufizime.
Konsullata, e cila mbikëqyr jugperëndimin e Kinës, përfshirë provincat e Sichuan, Yunnan dhe Guizhou, gjithashtu përfshin rajonin e ndjeshëm autonom Tibet, ku autoritetet kanë ndaluar hyrjen e diplomatëve dhe gazetarëve të huaj.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës nuk dha një afat kohor kur konsullata duhet të mbyllet. Redaktori i gazetës shtetërore Global Times tha në Twitter se konsullatës i ishin dhënë 72 orë për t’u mbyllur. E hapur në 1985, ajo ka më shumë se 200 punonjës nga të cilët rreth 150 janë staf kinez të punësuar në vend.
Analistët thonë se udhëheqja kineze e ka gjetur veten gjithnjë e më shumë të kundërshtuar nga rritja e opozitës brenda bashkësisë ndërkombëtare, rezultat i lobimit amerikan si dhe i masave më agresive nga Pekini.
“Sot Kina është gjithnjë e më autoritare në vend, dhe më agresive në armiqësinë e saj ndaj lirisë kudo tjetër,” tha Pompeo, duke folur në bibliotekën presidenciale të Richard Nixon në Yorba Linda, California të enjten. “Nëse bota e lirë nuk e ndryshon Kinën Komuniste, Kina komuniste do të na ndryshojë,” tha ai.
Të enjten, SHBA akuzoi katër studiues kinezë, duke i akuzuar ata se gënjejnë lidhje me ushtrinë e Kinës. Tre prej tyre janë arrestuar ndërsa një është strehuar në konsullatën e Kinës në San Francisko.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al