MENU
klinika

6 orë pas plagosjes

U qëllua me thikë nga fqinji, ndërron jetë 46- vjeçari nga Patosi

18.07.2020 - 17:38

46- vjeçari Përparim Seati i cili u plagos nga fqinji i tij në Kasnicë të Patosit ka ndërruar jetë 6 orë pasi u godit me thikë.

Ai u qëllua pas një sherri me fqinjin e tij në Patos, Alionid Sali për shkak të një konflikti me motive banale ‘’pse më shikon ashtu’’.

Ndërkohë ai menjëherë pas plagosjes u fut në sallën e operacionit në Fier, ku dhe ka ndërruar jetë pas 6 orësh.

Sali u arrestua disa orë pas plagosjes pasi me makinë iu largua nga Patosi në Mallakastër.