Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar shumë programin e ndeshjeve, kalendaret, eventet dhe sidomos përgatitjet e skuadrave. Megjithatë, pandemia detyroi që të ndalonte topi për të paktën 3 muaj, për t’u rikthyer vetëm përpara pak kohësh.
Disa turne janë anuluar, sidomos ato ndërkombëtare si Botëror, Kupë Bote për Klube, apo edhe evente femrash dhe të rinjsh. Megjithatë, shumica e kampionateve kanë shpëtuar, ashtu si edhe kompeticionet europiane.
UEFA sot njoftoi datat për edicionin e Champions 2020-2021, pasi edicioni aktual do të mbarojë në fund të gushtit. Edicioni 2020-2021 do të fillojë me 20 tetor, ndërsa finalja do të luhet në Stamboll me 29 maj.
Raundi i parë i fazës së grupeve – 20/21 tetor, 2020
Raundi i dytë i fazës së grupeve – 27/28 tetor, 2020
Raundi i tretë i fazës së grupeve – 3/4 nëntor, 2020
Raundi i katërt i fazës së grupeve – 24/25 nëntor, 2020
Raundi i pestë i fazës së grupeve – 1/2 dhjetor, 2020
Raundi i gjashtë i fazës së grupeve – 8/9 dhjetor, 2020
Raundi i 1/16 – Ndeshjet e para: 16/17 shkurt dhe 23/24 shkurt, 2021. Ndeshjet e kthimit: 9/10 mars dhe 16/17 mars, 2021
Çerekfinalet – Ndeshjet e para: 6/7 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 13/14 prill, 2021
Gjysmëfinalet – Ndeshjet e para: 27/28 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 4/5 maj, 2021
Finalja – 29 maj, 2021