12.07.2020 - 20:54
Serie A ka vijuar me ndeshjet e javës 32, ku pati 3 barazime, ndëra surpriza ishte Sampdoria, që fitoi në fushën e Udineses. Një sukses që thuajse e shpëton Sampdorian nga rënia në Serie B.
Verona “flirtoi” me fitoren, por Fiorentina e barazoi 1-1 në sekondat e fundit të ndeshjes. Në minutën e 18-të Faraoni shënoi një supergol, por Cutrone në 96’ i heq mundësinë skuadrës mike të fitojë. Marash Kumbulla luajti deri në minutën e 78’.
Cagliari dhe Lecce ndalin njëri-tjetrin me barazimin 0-0, një pikë që vlen më pak për miqtë. Parma shtangu Bologna-n në minutat shtesë. Miqtë nga Bologna po fitonin 0-2, por vendasit barazuan me golat në 93’ dhe 95’.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 32
Dopio Ronaldo me penallti, Juve shmang humbjen
Serie A, Java 32
Roma bind në Brescia, Europa më afër
Serie A, Java 32