MENU
klinika

Lëvizja e klubit

Verona me strategji të re për Kumbullën

14.07.2020 - 10:49

Pas një sezoni të shkëlqyer të parë në Serie A, Marash Kumbulla është vendosur të shpërblehet me një zgjatje kontrate. Javën e kaluar Hellas Verona pati një takim të parë pozitiv për të diskutuar një marrëveshje të re për të mbrojtur të gjitha palët e përfshira.

Kontrata e re e mundshme nuk do të pengonte një shitje këtë verë, veçanërisht duke marrë parasysh që qendërmbrojtësi shqiptar kërkohet me ngulm nga Lazio, ndërsa Inter është disi më i tërhequr. Zgjatja e re e kontratës do të ishte një lloj shpërblimi dhe motivimi për Kumbulln me një pagë më të lartë, në përputhje me vlerën e tij nëse ai do të qëndrojë.

Gjithashtu duke i dhënë Veronës një armë plus në negociatat me klubet e tjera, pasi kontrata aktuale skadon më 2022. Pra, me këtë lëvizje klubi i Veronës kërkon të shkojë te çmimi që ka fiksuar për Kumbullën, 30 milionë euro. Lazio iu afrua këtij çmimi, duke afruar 20 milionë euro dhe futbollistë në shkëmbim, por siç duket, Verona kërkon më shumë pará, të paktën 25 milionë euro dhe një futbollist nga radhët e Lazios.

Inter, që ishte më i interesuari para 1 muaji, duket disi më i tërhequr kohët e fundit. Strategji që përdorin klubet për të shkuar në çmimin që dëshirojnë. Gjithsesi, fakt është se Marash Kumbulla mbetet në merkato dhe çdo ditë shtohen në listë klube që duan shërbimet e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN