MENU
klinika

Për të gjithë do ketë një zemër!

Vesa Luma rikthen këngën e saj HIT

14.07.2020 - 12:33

Prej kohësh këngëtarja Vesa Luma është shpërngulur në Zelandën e Re, ku po jeton me partnerin e saj Big Basta dhe të voglin e tyre, Lianin.

Të rralla janë rastet kur çifti kthehet në Shqipëri dhe koha e tyre kalon duke u çmallur me të afërmit, ndaj e kanë të pamundur të marrin pjesë nëpër koncerte apo të performojnë për publikun.

Na kanë munguar prej kohësh performancat e Vesës, mirëpo këngëtarja na ka shuar mallin duke kënduar live në studio për publikun e saj.

Në Instagram, Vesa ka ndarë një video ku performon këngën e saj të famshme “Edhe për mu do të ketë një zemër”, ndërsa ju themi të mos i humbi shpresat, sepse të gjithë do ta gjeni atë që kërkoni!

Shijojeni vetë disa minuta super këngën e Vesës, të cilën na e dhuroi sot plot dashuri:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on