MENU
klinika

Autori kapet pak minuta më pas

E rëndë/ Makina përplas 7-vjeçarin largohet nga vendngjarja

05.08.2020 - 08:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës. Një mjet, tip “Benz” me targa AA 562 RV, duke ecur me shpejtësi në rrugën brenda fshatit Kozare ka goditur 7-vjeçarin S.GJ. që ishte duke luajtur në anë të rrugës, në afërsi të banesës së tij.

Makina e ka përplasur fëmijën dhe e ka hedhur disa metra në asfaltin e rrugës. Më pas autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e lënë fëmijën të shtrirë në rrugë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer ekspertizën e aksidentit.

foto galeri

Mjeti që shkaktoi aksidentin e rëndë është identifikuar nga vetë banorët e zonës që kanë parë të gjithë ngjarjen dhe policia është vënë në kërkim të autorit, 23-vjeçari L.D. banues në Berat, i cili është kapur pak minuta më pas.

Mësohet se 23-vjeçari është person i skeduar për policinë rrugore të Beratit, e cila e ka gjobitur disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

foto galeri

Sipas policisë, 23-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit. Fëmija i aksidentuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tij të rëndë, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall