MENU
klinika

Një tjetër projekt

Ardian Bujupi paska qenë si një bombë me sahat!

08.08.2020 - 19:34

Këtë verë duket se do kemi shumë hite, pasi këngëtarët shqiptarë po përgatisin surpriza të ndryshme, qofshin këto bashkëpunime, qofshin solo.

Deri tani jemi njohur me shumë prej tyre, por ende shumë të tjera do e shohin dritën e publikimit shumë shpejt, dhe si duket në mesin e artistëve që do e djegin këtë verë është edhe Ardian Bujupi.

Pak javë më parë, Ardiani solli “Panorama” në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn që bëri namin dhe deri tani numëron 19 milionë klikime.

Por, nëse menduat se do mbarojë me kaq e keni gabim, pasi Ardiani duket super i karikuar.

Autori i hitit “Andiamo” ka publikuar ditën e sotme disa foto nga një pishinë, teksa shkruan “Ka ardhur koha për një këngë të re?”

Nuk ka ende asnjë detaji nga projekti për të cilin këngëtari sapo na paralajmëroi por jemi të sigurtë se do i shtohet listës së tij të hiteve.

 

View this post on Instagram

 

it’s time for the next song? ???

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on