MENU
klinika

Ja për çfarë ju shërben!

Aspirinë për flokët?

25.08.2020 - 08:29

Aspirina, e njohur nga të gjithë si një medikament me veti të fuqishme qetësuese, tani mund të përdoret edhe si një produkt bukurie pikërisht për dobësinë e të gjitha femrave: flokët.

4-5 tableta aspirinë të thërmuar, mund ta shtoni në maskën e flokëve, për të eliminuar zbokthin. Ekziston edhe një mënyrë më e thjeshtë për ta përdorur aspirinën në eliminimin e yndyrës nga flokët. Merrni tri tableta aspirine dhe hidhini në një shishe me ujë të nxehtë. Tundeni mirë deri sa të shkrihet e gjithë përbërja.Ky lloj ilaçi këshillohet të përdoret vetëm pasi të jetë ftohur përzierja në fjalë dhe sa herë që të lani flokët tundeni shishen në të cilën keni kryer përzierjen.

Kjo mënyrë e larjes së flokëve praktikohet një herë në javë, por nëse flokët tuaj janë të thata, të holla, të dëmtuara, gjeni ndonjë mënyrë tjetër të kurimit natyror, sepse thartira acetilsalicine nga aspirina mund të përkeqësojë gjërat.