MENU
klinika

NBA

Bucks e rinisin me të njëjtin ritëm, 49 pikë për Harden

01.08.2020 - 08:37

Milwaukee Bucks e ka rinisur aty ku e ka në mars, duke fituar ndeshjen e parë ndaj Boston Celtics me rezultatin 119-112. Sfida është vendosur në periodën e fundit, pas pas përfundimit të 3 periodave gjithcka ishte në barazim.

Plot 36 pikë për Giannis Antetokounmpo, 15 rikuperime në tabelë dhe 7 asiste, më i miri i sfidës. Bucks mbajnë kreun në Lindje, të distancuar nga vendi i dytë, që mbahet nga Toronto Raptors.

San Antonio Spurs fituan 129-120 ndaj Sacramento Kings. Spikati Fox për miqtë me 39 pikë, por që nuk fund vlejtën vetëm në aspektin personal.

Pas kohës shtesë, Houston Rockets fiton 153-149 ndaj Dallas Mavericks. I papërmbajtshëm James Harden për Rockets me 49 pikë. Plot 302 pikë në këtë sfidë, me emocione deri në sekondat e fundit, ku Rockets u tregua më e saktë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN