MENU
klinika

Ja ç'duhet të dini

Çfarë është OnlyFans me të cilin njerëzit po fitojnë miliona

26.08.2020 - 10:44

Me gjithë aplikacionet dhe rrjetet e reja sociale që dalin çdo ditë, mund të bëhet paksa e vështirë t’i njohësh të gjitha.

Sidoqoftë, me këtë rrjet të ri social, pak më ndryshe se të tjerët, ka ardhur koha të njiheni.

“OnlyFans” mund ta keni dëgjuar në këngën remix të Megan Thee Stallion dhe Beyonce:

“Hips TikTok when I dance,

On that demon time, she might start an OnlyFans.”

Po çfarë është OnlyFans dhe pse Beyonce e përmend në këngë?

Ja ç’duhet të dini:

OnlyFans është një platformë e mediave sociale, që lejon përdoruesit të postojnë përmbajtje dhe të paguhen nga ndjekësit e tyre, apo “fansat” përmes abonimeve në llogarinë e tyre ose “bakshisheve”. U themelua nga CEO, Timothy Stokely, në vitin 2016 dhe ka rreth 30 milion përdorues të regjistruar, si dhe rreth 450.000 “content creators” (përdorues që krijojnë përmbajtje në platformë).

Fansat paguajnë abonimin për një krijues/llogari të caktuar. Platforma thotë se YouTubers po e përdorin atë si një burim tjetër të ardhurash dhe influencuesit e fitnesit, shfaqin aty videot e tyre të stërvitjes.

Kompania thotë se me 10.000 ndjekës, përdoruesit mund të fitojnë $499-2495. Platforma merr 20% të çdo fitimi dhe deri tani ajo ka paguar $700 milionë për krijuesit e saj.

Pas krizës globale, sipas Vice, platforma ka raportuar më shumë se 75% rritje të regjistrimeve të reja për muajin prill dhe ka fituar rreth 150.000 përdorues të rinj çdo 24 orë, me shumë gjasa, sepse njerëzit nuk kanë patur një gjë më të mirë për të bërë, por dhe si një përpjekje për të fituar para shtesë.

Për çfarë përdoret OnlyFans?

OnlyFans ka fituar një pjesë të madhe përdoruesish, për shkak të politikave të saj mjaft të dobëta, që lejojnë një sërë profilesh të shpërndajnë foto provokuese të vetes.

Modelja, Kaylen Ward mblodhi më shumë se $1 milion, të cilat më pas i dhuroi për bamirësi në Australi, për të ndihmuar në sitatën pas zjarreve. Çdo përdorues paguante $10 për të parë një foto të saj.

Aktorja, Bella Thorne ka arritur të mbledhë $2 milionë në më pak se një javë.

Punonjësit e seksit gjithashtue përdorin platformën, madje një artikull i New York Times, i vitit 2019, pretendon se platforma “e ndryshoi punën e seksit përgjithmonë.”

Sidoqoftë, shumë llogari të tjera kanë arritur të mbledhin para edhe duke postuar foto normale me një përmbajtje të përshtatshme.

A është i sigurt OnlyFans?

Vetëm njerëzit mbi moshën 18 vjeç lejohet të regjistrohen në OnlyFans dhe faqja në Internet kërkon prova përmes ID, përpara se t’i lejojë njerëzit të përdorin faqen.

Po ashtu, kompania përdor elementë sigurie edhe gjatë procesit të pagesës, që krijuesit e platformës të mos kenë mundësi të shohin detajet e kartave të kreditit të përdoruesve dhe informacionet e pagesave apo faturat dixhitale ruhen nga kompania.

Burimi: Standard CO UK