MENU
klinika

'Do ju djegim të gjallë'!

Përplasje në Delvinë, banorët kundër gurores

19.08.2020 - 12:11

Tension dhe përplasje në fshatin Bajkaj në Delvinë. Shkak është bërë leja për një gurore në këtë fshat. Report Tv sjell pamjet e ngjarjes në Delvinë, që përfundoi me të lënduar. Banorët e fshatit janë kundër hapjes së gurores në këtë zonë.

Të irrituar se askush nuk i ka pyetur dhe nuk i kishte lajmëruar për dëgjesën që ishte planifikuar për ditën e sotme, banorët kanë shkuar dhe janë konfliktuar me përfaqësuesit e firmës. “Hapja e kësaj guroreje nuk i shërben komunitetit, përkundrazi prish bimësinë dhe ndot mjedisin” shprehen ata.

Ata kanë akuzuar përfaqësuesit e firmës dhe pushtetin vendor se tenton që të bëjë dëgjesa nëpër ferra fshehurazi me qëllim lejimin e gurores.

Pas debatit verbal, situata agravoi dhe banorët u përplasën me përfaqësuesit e firmës ‘Dinamika’, njëri prej tyre i gjakosur ka reaguar dhunshëm duke goditur kamerat që po filmonin situatën.

Për të qetësuar situatën ndërhynë përfaqësues të tjerë të firmës dhe banorët. “Lëre gazetarin, është në të drejtën e Zotit në punën e vet” u shprehën ata.

Ndërkohë që banorët kanë kërcënuar përfaqësuesit e firmës që të mos tentojnë projektin e nisur, pasi nuk do i lejojnë që ta realizojnë. “U q*ifsha robt, ikni se u dogjëm të gjallë. Maskarenj do u bëjmë copë copë.

Do ta vras. Drejtorët që do bëjnë dëgjesë publike po fshihen nëpër ferra. Do të bëjë dëgjesë publike nëpër ferra, ka ardhur vetëm me pronarin. Turp!” dëgjohen banorët.

Banorët kanë firmosur edhe një peticion drejtuar kryeministrit, ministrive të Infrastrukturës e Mjedisit dhe bashkisë Delvinë duke i kërkuar që të anulojë lejen për guroren që është planifikuar.