MENU
klinika

Neymar-Mbappe ishin të fundit

Dyshet e yjeve të futbollit që nuk fituan Champions

27.08.2020 - 14:19

Shumë skuadra kanë pasur dyshe sulmuese më të mira në botë, por në kulmin e tyre, nuk kanë arritur dot të fitojnë Champions League Çifti i momentit, i formuar nga Neymar dhe Mbappé, nuk mundi ta fitonte finalen e parë të Ligës së Kampionëve si futbollistë të PSG.

Braziliani e ka provuar këtë më 2015-n, te Barça. Si ky duet yjesh ka shumë përgjatë historisë së kompeticionit, që nuk mundën ta ngrinin trofeun e madh kontinental, përkundër parashikimeve se ishin favoritë një vit apo një tjetër.

Maradona me Schuster ose Careca; Ronaldo me Raúl; Romario me Stoichkov; Platini me Laudrup, janë pjesë e disa çifteve të klasit të lartë, të cilët nuk mundën ta shtonin në “palmaresin” e tyre Kupën Europiane ose Ligën e Kampionëve, në varësi të emrit të kohës.

ZIDANE-DEL PIERO – Nga 1996, Juventusi arriti të bëjë bashkë Zidane dhe Del Piero. Trajneri aktual i Real Madridit ishte mesfushor, ndërsa italiani sulmues i dytë, gjithmonë pas sulmuesit kryesor. Me kësi emrash, ishte logjike që “Zonja e Vjetër” të niste sulmin e ri për majat e Europës.

Sidoqoftë, ai Juventus humbi dy finale të Champions-it, me një duet gati perfekt. Në vitin 1997, ata u mposhtën pothuajse befasishëm ndaj Borussia Dortmund 3-1, ndërsa më 1998, Real Madridi i la pa titull (1-0), falë golit të Mijatovic në Amsterdam.

ROMARIO-STOICHKOV – Më 1993, Barça e Cruyff u përforcua në përpjekjen e saj për të mbrojtur titullin e “Wembley” të vitit 1992. Nënshkrimi i Romario përfaqësonte konsolidim të fuqisë sulmuese për skuadrën katalanase, e cila tashmë kishte Stoichkov në radhët e saj.

Bullgari ishte me të gjitha fuqitë, ndërsa braziliani i paparashikueshëm, me një arsenal të pakuzuar lojrash. Më 1994, Barça arriti në finalen e Athinës si favorite kundër Milanit, por humbi përballë Baresi me shokë. Ekipi italian hyri në histori dhe mposhti Barçën 4-0.

RONALDO-KAKÁ Katër sezonet (2009-2013) përkuan në Madrid brenda megaprojektin e Florentino Pérez, i cili u kthye si president. Të dy ata e kishin fituar Champions-in veçmas. Portugezi te Manchester United, ndërsa braziliani te Milani.

Cristiano ishte gjithnjë në nivel shumë të lartë, ndërsa Kaká alternoi periudha të ndritshme me të tjera gri. Në sezonin e tyre të parë, ata u eliminuan nga Lyon. Më pas vijuan edhe tri sezone, duke siguruar një gjysmëfinale Champions-i përpara se dueti të shpërndahej dhe Cristiano të fillonte mbretërimin e tij në Europë.

SCHUSTER-MARADONA – Më 1982, Barça tërhoqi vëmendjen e planetit të futbollit me nënshkrimin e Maradonës. Argjentinasi erdhi në një ekip të udhëhequr nga Schuster, kampion europian me Gjermaninë.

Aventura e “10” argjentinase në Barcelonë zgjati dy vite dhe në to ai nuk arriti të fitonte La Liga-n. Ky trofe ishte mënyra e vetme për të luajtur Kupën e Europës, sot Champions. Ky duet mbeti pa e provuar shijen e fitimit të trofeut më të rëndësishëm për klube në kontinent.

RONALDO-RAÚL – Më 2002, Florentino Pérez shtoi një tjetër yll në galaktikën e Real Madrid. Ronaldo erdhi nga Interi, iu shtua Figos, Zidane dhe Raúl. Me këtë të fundit, braziliani formoi duet për katër sezone.

Koordinimin më të mirë e patën në sezonin e tretë, por jo aq “vdekjeprurës” sa supozohej. Në atë periudhë, skuadra e bardhë nuk arriti dot në finale të Ligës së Kampionëve. Më e shumta ishte gjysmëfinalja e humbur ndaj Juventus më 2003.

HEYNCKES-SIMONSEN – Borussia Mönchengladbach e viteve 1970 i duhej Kupës Europiane për të mbrojtur momentin më të mirë në historinë e tij. Pas fitimit të pesë titujve të Bundesligës karshi Bayern të Beckenbauer me shokë, skuadra e udhëhequr nga Alan Simonsen dhe Jupp Heynckes fitoi Kupën UEFA më 1975.

Me partnerë yjor si Bonhof, Vogts dhe Stielike, kjo skuadër arriti në nalen e Kupës Europiane më 1977. Liverpool e mundi atë 3-1 në Romë. Kjo ishte finalja e vetme e Kupës Europiane për këtë duet. Më 1979, Simonsen nënshkroi për Barçën.

LAUDRUP-PLATINI – Danezi, tashmë i konsideruar si një nga talentet më të mëdha të Europës, arriti te Juventusi i Platini më 1985, pas finales tragjike të Heysel. Dy vite përkoi me francezin, në të cilat klubi torinez mund ta kishte pasuruar “palmaresin” e tij, por nuk ishte e mundur.

Në edicionin 1986-1987 u eliminua në Torino nga Real Madrid në një finale dramatike, që u zgjidh nga gjuajtja e penalltive. Laudrup më vonë do ta fitonte Kupën Europiane në “Wembley” me Barçën.

FALCAO-TONINHO CEREZO – Falcao dhe Toninho Cerezo, të dy brazilianë, u takuan te Roma nga viti 1983 deri më 1985. Ata kishin mrekulluar në Kupën e Botës 1982, në Spanjë, pavarësisht se nuk e fituan titullin.

Në Kupën e Europës (Champions) 1984, skuadra romane dukej e prerë për titullin. Finalja ishte në fushën e saj, ku priste një Liverpool që nuk ishte më aq i frikshëm. Sidoqoftë, skuadra angleze triumfoi. Pas barazimit 1-1, u desh goditja e penalltive, prej nga Roma humbi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo më kot kryesojnë edhe ekipet

5 çiftet sulmuese me më shumë gola në Evropë

Spanjolli i huazuar te Bayern

Fitoi 5 trofe në 615 minuta, rekord Guinness


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës