MENU
klinika

Trump bën kthesën e papritur

“Edward Snowden spiun që duhet ekzekutuar”

16.08.2020 - 11:04

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po konsideron mundësinë për të falur ish-kontraktorin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, i cili tashmë jeton në Rusi.

Ish kontraktori i NSA arriti të merrte azil në Rusi, pasi publikoi një sasi shumë të madhe dokumentesh sekrete tek agjencitë e lajmeve ku shfaqeshin operacionet e survejancës nga agjencia e sigurisë kombëtare.

Dokumentet sekrete të tij tronditën komunitetin e inteligjencës në vitin 2013, por duket se Trump po sheh mundësinë për të hedhur gjithçka pas.

Në një intervistë për “New York Post”, presidenti republikan shprehet se ka shumë njerëz që mendojnë se Snowden është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga agjencitë ligjzbatuese.

Ky qëndrim i presidentit Trump ka shkaktuar shumë konfuzion, pasi menjëherë pas këtyre ngjarjeve në vitin 2013 ai shprehu armiqësinë ndaj Snowden, duke e cilësuar atë një “spiun që duhet ekzekutuar”.

Snowden momentalisht jeton në Rusi dhe që prej viti 2013 SHBA ka kërkuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat e spiunazhit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN