MENU
klinika

Dhe kjo botë ka një emër...!

Gabi: “MODUS VIVENDI”

23.08.2020 - 06:22

Ilnisa Agolli
Gjithçka nisi prej një pyetje.
Pyetje që çuditërisht, vijon të ushqehet qysh prej tranzicionit nga një lloj tregu postkomunist i etur për spektakel. Mesa mbaj mend aso kohe televizionit Vera shiste një spektakël pa një të shtunë, të shtunën.
Pra, ajrit nisi të ndjehej një lulëzim. Logjikës, nisi një liri dhe rrugës një uri biznesi. Kuptohet…ky vend rilindi.
Por si?
Ndaj le t’i kthehemi fillimit. Sepse dhe kur vdes , ti në fakt nuk vdes. As ti, as koha. Sepse tregu nuk të lë. Ai të pyet…
– Çfarë vesh?
– Prada!
– Wow, por shtrenjtë. Ishe në Milano?
– Pak a shumë. Megjithatë, e di? Nuk ka nevojë të harxhosh para, dhe një orë kohë. Të duhen 10 minuta.
E, kur sheh tjetrën a tjetrin që ngec kuriozitetit të vetë, se si të vjen. Të vjen t’ja marrësh peng dhe babëzitur t’ja veshësh trupit.
– Pra çfarë, vesh?, vazhdon këmbënguljen komuniste mbetur trurit, gjëja përballë.
Dhe ti me të drejtë, s’të mbetet gje vec t’i flasësh me zërin e varrmihësit:
– Vesh, ” Gabi”.
Sepse, në fakt lodhesh nga çarku dhe kompleksi botës. E, ndaj përgjigjesh!
Të lodhen sytë , nga kyçi tjetrit që pikon gjak. Gjak derdhur prej të njëjtit qark, i cili vetëm ha viktima. Çark-gijotinë.
Nejse… Me të ndrejtë mund të ngrihet një habi e tërë, duke pyetur : – Ore, ç’është gabi?
Gabi apo gabistët , janë ata që shpërfaqin mençurinë më të madhe ekranit të madh të dengjeve.
Sepse dëngjet janë një barrë e padurueshme për një zonjë të madhe.
Një zonjë që fshihet pas syzesh dhe kapelesh, e cila kërkon… Oh, sa trishtim!
Kërkon dhe ul kokën. Kërkon ca det, nën shollë këpucësh.
Ndaj gabistët, meritojnë një monument diku bulevardit. Ose përbri Skënderbeut. Pse? Sepse ata njohin sekretin tënd.
Ata e dinë, që Dona Mari do të kthehej prapë.
Madje e dinin që këtë herë jo vetëm! Imagjinoni… Ajo dorës, me vete do humbte kapelesh, periferisë së Tiranës atë vetë : Xha Kamyzonë.
I cili rrënojave të këtyre kthinave tek ky treg gjendet këto kohë, mes aroma pulash, gjelash, e, deri majdanozi …duke rrëmuar mes këpucësh të “reja”, jo për vete. Por, për dy të dashurat e tij të reja.
Ç’ironi, ë?
E dini si është puna? Më mirë!
Pse të bërtasësh majmëri portofi qendrash tregtare, kur majmunërisht pushton një botë të tërë.
Dhe kjo botë ka një emër, quhet ” Gabi “.