Anëtari i Komisionit të Vlerësimit në Partinë Demokratike Genc Ruli, duke folur për mediat nga selia blu, deklaroi se ky process është shumë i rëndësishëm.
Ruli theksoi se tashmë në PD kemi të bëjmë me një gjeneratë të re, ndërsa shtoi se ky është procesi i hapjes së Partisë Demokratike.
“Takimi ishte i domosdoshëm. Është Komision që vepron mbi elementin e besimit. Janë gjenerata të ndryshme që kanë marrë pjesë në angazhimin në PD. Shkëmyem mendimet e para për kandidatët.
Kemi të bëjmë me gjeneratë të re në PD dhe prurje të reja. Ky është një proces i hapjes së partisë. Ndihem i vlerësuar që mund të jap kontribut sot, në atë që do të jetë përplasje e madhe elektorale, por padyshim edhe fitorja e madhe”, tha Ruli.