MENU
klinika

Shpërtimi që tronditi Libanin

I pastrehu përlot botën: Zakonisht gjumin e bëj në rrugë, ndërsa tani…

06.08.2020 - 10:52

Rrugë të shkreta, njerëz pa shtëpi, qindra viktima e mijëra persona të lënduar, kjo është panorama e këtyre ditëve në kryeqytetin libanez Bejrut.

Situata kaotike e krijuar si pasojë e shpërthimit të fuqishëm pranë një porti detar, është përshkruar në një mënyrë mjaft ngjethëse nga një i pastrehë: Zakonisht gjumin e bëj në rrugë, e tani nuk kam ku të fle se gjithçka është shkretuar”.

Këto fjalë kanë përlotur mbarë “botën” dhe tregon me pak fjalë dhimbjen që po përjetojnë banorët e Bejrutit.

Sakaq, kujtojmë që deri më shumë se 150 persona janë shpallur të vdekur dhe mbi 4.000 janë lënduar.