MENU
klinika

Sa vjet mbush Madonna?

Këngëtarja legjendare feston sot ditëlindjen

16.08.2020 - 08:14

Një nga ikonat më të njohura të botës së muzikës botërore, njëherazi kantautore e aktore, feston sot ditëlindjen.Modonna, këngëtarja legjendare, mbushi sot 62 vjeç edhe pse pamja e saj nuk lë asgjë për t’u kuptuar.

Duke u referuar si “Mbretëresha e Pop” që nga vitet 1980, ajo vlerësohet si një nga figurat më me ndikim në kulturën popullore.

Këngëtarja legjendare ndau disa me fansat lajmin në Instagram. Gjithashtu postoi foto ku përpara pasqyrës ajo qëndron duke u përgatitur të këndonte Levitating një këngë të kënduar nga këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa por që mbretëresha e popit e përcolli në versionin e saj.