MENU
klinika

"Ne nuk ndërhyjmë në punët e të tjerëve"

Kina: Nuk e kemi qëllim e as nuk duam të bëhemi si SHBA

06.08.2020 - 09:54

Diplomati më i lartë i Kinës i ka bërë thirrje SHBA-së për përpjekje për të ndaluar një Luftë të re të Ftohtë midis dy ekonomive më të mëdha, që mund ta çojë botën në “kaos dhe ndarje”.

Në një intervistë për median shtetërore Agjencinë e Lajmeve Xinhua të Mërkurën, Këshilltari i Shtetit Kinez dhe Ministri i Jashtëm Wang Yi tha “Kina e sotme nuk është ish-Bashkimi Sovjetik”. Ai shtoi se vendi i tij nuk ka “qëllim për t’u bërë Shtetet e Bashkuara.”

“Ne nuk kemi ndërmend të bëhemi Shtetet e Bashkuara. Kina nuk eksporton ideologji dhe kurrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera, “tha ai.

Intervista përfshiu çështje të ndryshme në marrëdhëniet SHBA-Kinë, përfshirë territorin gjysmë-autonome kinez Hong Kong, firmën kineze të teknologjisë Huawei dhe Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.

Chinese State Councilor and Foreign Minister Wang Yi speaks at a joint press conference with French Foreign Affairs Minister Jean-Yves Le Drian in Beijing, China on September 13, 2018.

Disa zyrtarë amerikanë kanë paralajmëruar se Kina dëshiron të zëvendësojë SHBA-në si fuqinë dominuese të botës.

Kjo është bërë dhe më e dukshme së funmdi në fjalime nga zyrtarë të lartë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien.

Kina ka mohuar në mënyrë të përsëritur që po kërkon të zëvendësojë SHBA dhe nga ana e saj akuzoi Uashingtonin se po e ndalon zhvillimin e saj.

Wang tha se marrëdhëniet midis dy vendeve “po përballen me sfidën më të madhe që nga vendosja e lidhjeve diplomatike” dhe fajësoi SHBA-në për përkeqësimin.

“Shkaku kryesor është që disa politikanë amerikanë janë armiqësor ndaj Kinës, po përdorin fuqinë e tyre për të shkatërruar Kinën me trillime dhe për të penguar lidhjet normale me Kinën me pretekste të ndryshme,” tha ai.

Konflikti mes superfuqive ka tërhequr shumë vëmendje globale gjatë viteve të fundit. Dy vjet më parë, të dy vendet nisën në një luftë të dëmshme tregtare që rezultoi në rritjen e tarifave për produktet e njëra-tjetrës me vlerë qindra miliarda dollarë.

Tensionet mes të dyve tani kanë prekur edhe teknologjisë, me SHBA-në që akuzojnë Huawein, dhe TikTok-un, për kërcënimin e sigurisë kombëtare amerikane.

Uashingtoni është përpjekur të bëjë presion ndaj aleatëve të tij për të ndaluar Huawei nga rrjetet 5G të vendeve të tyre.

Wang i quajti lëvizje të tilla nga SHBA një “shembull ngacmimi” dhe shkelje të “rregullave ndërkombëtare të tregtisë së ndershme”.

Në të kundërt, ai theksoi se Kina është një “mbrojtëse e fortë” e sistemit ndërkombëtar.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si ta përballojë Kinën e Rusinë?

Amerikës i duhet një ushtri e fuqishme…